Makita DUR194 Instruction Manual page 37

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR194:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
18. Kur përdorni disk prerës, rrotulloni veglën në
mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmërrethi
nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një
kosë.
19. Mbajeni veglën vetëm nga dorezat në
sipërfaqet e izoluara, sepse fleta e prerësit
mund të prekë tela të fshehura. Nëse fletët e
prerësit prekin një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike mund të elektrizohen
dhe mund të shkaktojnë goditje elektrike te
punëtori.
20. Mos e ndizni veglën kur vegla prerëse ka
ngecur në barin e prerë.
21. Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni
që vegla prerëse nuk ka prekur tokën dhe
pengesa të tjera, si p.sh. një pemë.
22. Gjatë përdorimit, mbajeni veglën gjithmonë me
të dyja duart. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit.
23. Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
Veglat prerëse
Mos përdorni vegël prerëse të parekomanduar
1.
nga ne.
Përdorni pajisje të përshtatshme prerëse për
2.
punën që po kryeni.
Kokat prerëse prej najloni (kokat e
prerësit me fije) dhe disqet plastike janë
të përshtatshme për prerjen e barit të
lëndinave.
Disqet prerëse janë të përshtatshme për
prerjen e barërave të këqija, barit të gjatë,
shkurreve, gëmushave, pemëve të vogla,
korijeve dhe të ngjashme.
Mos përdorni kurrë disqe të tjera, përfshirë
zinxhirë rrotullues me shumë pjesë dhe
disqe me zinxhir. Kjo mund të shkaktojë
lëndim të rënda.
Përdorni vetëm veglën prerëse që ka të
3.
shënuar një shpejtësi të barasvlershme ose
më të madhe se sa shpejtësia e shënuar mbi
vegël.
Mbajini gjithmonë duart, fytyrën dhe veshjet
4.
larg veglës prerëse ndërkohë që ajo është
duke u rrotulluar. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë lëndim personal.
Përdorni gjithmonë mbrojtëse për pajisjen
5.
prerëse të përshtatshme për pajisjen prerëse
që përdoret.
Gjatë përdorimit të disqeve prerëse, shmangni
6.
zmbrapsjen dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shihni seksionin për
zmbrapsjen.
Kur nuk e përdorni, vendosni kapakun e diskut
7.
mbi disk. Hiqni kapakun përpara përdorimit.
Zmbrapsja (shtytja e diskut)
Zmbrapsja (shtytja e diskut) është një reagim
1.
i papritur i diskut prerës të ngecur ose të
bllokuar. Kur kjo ndodh, vegla shtyhet me
forcë të madhe anash ose drejt përdoruesit
dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret
2.
segmenti i diskut ndërmjet pozicionit të orës
12 dhe 2 për objektet e forta, shkurret dhe
pemët me diametër 3 cm ose më të madh.
► Fig.2
Për të shmangur zmbrapsjen:
3.
Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit
1.
të orës 8 dhe 11.
Mos e vendosni asnjëherë segmentin
2.
ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin
3.
ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 12 dhe
mes 2 dhe 5, përveç rastit kur përdoruesi
është i trajnuar mirë dhe me përvojë dhe
e kryen këtë veprim me përgjegjësinë e
tij/saj të plotë.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
4.
pranë objekteve të forta, si gardhet,
muret, trungjet e pemëve dhe gurët.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
5.
vertikalisht për veprime si rregullimi i
cepave dhe prerja e gardheve.
► Fig.3
Dridhja
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut
1.
që i ekspozohen dridhjeve të tepërta mund
të pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në
sistemin nervor. Dridhjet mund të shkaktojnë
simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçe:
"Gjumë" (mpirje), therje, dhimbje, ndjesi shpuese,
ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës.
Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni
te mjeku!
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve
2.
të shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë
përdorimit dhe mirëmbajeni veglën dhe
aksesorët.
Transporti
Përpara se të transportoni veglën, fikeni atë
1.
dhe hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun
në diskun prerës.
Kur transportoni veglën, mbajeni në pozicion
2.
horizontal duke e mbajtur nga boshti.
Kur transportoni veglën në një automjet,
3.
lidheni mirë që të mos përmbyset. Përndryshe
kjo mund të çojë në dëmtim të veglës dhe të
ndonjë bagazhi tjetër.
Mirëmbajtja
Shërbimi për veglën tuaj duhet të kryhet nga
1.
qendra të autorizuara shërbimi, duke përdorur
gjithmonë vetëm pjesë origjinale këmbimi.
Riparimi jo i saktë dhe mirëmbajtja e dobët mund
të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës dhe të rrisë
rrezikun e aksidenteve.
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim
2.
mirëmbajtjeje, riparimi ose pastrimi, fikeni
gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
Mbani gjithmonë doreza kur punoni me diskun
3.
prerës.
37 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents