Makita CS002G Instruction Manual page 30

Cordless metal cutter
Hide thumbs Also See for CS002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
KUJDES:
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastroni mbrojtësen e sipërme
KUJDES:
dhe të poshtme për t'u siguruar që nuk ka
copëza metali të grumbulluara, që mund të
pengojnë funksionimin e sistemit të poshtëm
mbrojtës. Një sistem mbrojtës i ndotur mund të
kufizojë funksionimin e duhur, gjë e cila mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal. Kur përdorni
ajër të ngjeshur për të fryrë copëzat e metalit nga
mbrojtëset, mbani mbrojtje të përshtatshme për
sytë dhe frymëmarrjen.
Pas çdo përdorimi, pastroni
KUJDES:
pjesën e brendshme të kutisë së pluhurit dhe
fshini copëzat e metalit në vegël. Copëzat e imëta
të metalit mund të hyjnë brenda në vegël dhe të
shkaktojnë keqfunksionim ose zjarr.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Inspektimi i fletës së sharrës së
rrumbullakët
Kontrolloni me kujdes fletën e sharrës
së rrumbullakët për krisje ose dëmtime
përpara dhe pas çdo përdorimi. Zëvendësoni
menjëherë fletën e krisur ose të dëmtuar të
sharrës së rrumbullakët.
Zëvendësojeni me një fletë të re sharre të
rrumbullakët sapo ajo të mos presë siç duhet.
Nëse vazhdoni të përdorni një fletë të pamprehur
sharre të rrumbullakët mund të shkaktoni
zmbrapsje të rrezikshme dhe/ose mbingarkesë të
motorit.
Fletët e sharrës së rrumbullakët për prerësin e
metalit nuk mund të mprihen sërish.
AKSESORË OPSIONALË
Këta aksesorë ose shtojca
KUJDES:
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fletët e sharrës së rrumbullakët me majë karbiti
Kufizues (vizore udhëzuese)
Vida e mbërthimit
Çelësi hekzagonal
Syzet mbrojtëse
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents