Makita CS002G Instruction Manual page 27

Cordless metal cutter
Hide thumbs Also See for CS002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Pas rregullimit të thellësisë së
KUJDES:
prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën dhe lëvizni bazën lart ose poshtë. Siguroni
bazën në thellësinë e dëshiruar të prerjes duke
shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i fletës. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
► Fig.4: 1. Leva 2. Lirimi 3. Shtrëngimi
Shikimi
Vendosni pikën e bashkërenditjes në vijën e synuar të
prerjes në materialin e punës.
Dritarja e shikimit në bazë e bën të lehtë dallimin e
distancës ndërmjet skajit të përparmë të fletës së
sharrës së rrumbullakët dhe materialit të punës sa
herë që fleta e sharrës së rrumbullakët vendoset në
thellësinë maksimale të prerjes.
► Fig.5: 1. Pika e bashkërenditjes 2. Vija e prerjes
3. Baza 4. Dritarja e pamjes 5. Buza e
përparme e fletës së sharrës së rrumbullakët
Ndezja e llambës
Mos e shikoni direkt dritën ose
KUJDES:
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën pa vënë në funksionim veglën,
tërhiqni këmbëzën e çelësit pa shtypur butonin e
zhbllokimit.
Për të ndezur llambën me veglën në funksionim, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit.
Llamba fiket pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
► Fig.6: 1. Llamba
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Kutia e pluhurit
Mos i prekni copëzat e metalit dhe
KUJDES:
kutinë e pluhurit me duar të zhveshura menjëherë
pas punës. Ato mund të jenë jashtëzakonisht të
nxehta dhe mund t'ju djegin lëkurën.
Mos e pritni materialin mbi të cilin
KUJDES:
janë aplikuar hollues, benzinë, graso apo lëndë të
tjera kimike. Copëzat e metalit të këtyre materialeve
mund të dëmtojë kutinë e pluhurit dhe të rezultojë në
prishje që mund të shkaktojë plagosje të personit.
Mbani mbrojtje ose syze për sytë
KUJDES:
kur zbrazni kutinë e pluhurit.
Copëzat e metalit mblidhen në kutinë e pluhurit. Hidhini
periodikisht copëzat e metalit përpara se të bëhen të
dukshme nga dritarja e shikimit.
► Fig.7: 1. Dritarja e pamjes 2. Kutia e pluhurit
Shtyjeni butonin e kapjes në kutinë e pluhurit për të
hequr kutinë e pluhurit. Hidhini copëzat e metalit ndërsa
pjesa e brendshme e kutisë së pluhurit është me pamje
poshtë.
► Fig.8: 1. Butoni i kapjes
► Fig.9
Pas hedhjes së copëzave të metalit, vendoseni kutinë
e pluhurit.
Bashkërenditni vrimën në kutinë e pluhurit me grepin
në vegël.
Gjatë kësaj kohe bashkërendisni shenjën "I" sipas
ilustrimit, që të mund ta vendosni kutinë e pluhurit në
pozicionin e duhur.
Pastaj futeni grepin në butonin e kapjes te vrima në
vegël.
► Fig.10: 1. Vrima në kutinë e pluhurit 2. Grepi në
vegël 3. Grepi në butonin e kapjes 4. Vrima
në vegël
► Fig.11: 1. Shenja "I"
Sigurohuni që secili grep të jetë i
VINI RE:
siguruar te vrimat.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik për fletën. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi
fletën e sharrës së rrumbullakët pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit, kërkoni nga qendra e shërbimit të
Makita të kryejë shërbimin e veglës.
Sistemi i frenit të fletës nuk
KUJDES:
zëvendëson mbrojtësen e fletës. ASNJËHERË
MOS E PËRDORNI VEGLËN PA NJË MBROJTËSE
FUNKSIONALE TË FLETËS. MUND TË
SHKAKTOHET PLAGOSJE E PERSONIT.
Funksioni elektronik
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin
elektronik përdoren lehtë për shkak të karakteristikës/
karakteristikave të mëposhtme.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar
një shpejtësi konstante. Është e mundur marrja e
rezultateve të mira, sepse shpejtësia e rrotullimit
mbahet konstante, madje edhe në kushte kur vegla
është e ngarkuar.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents