Makita CS002G Instruction Manual page 24

Cordless metal cutter
Hide thumbs Also See for CS002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
GJITHMONË mbajeni veglën fort me të dyja
8.
duart. KURRË mos e vendosni dorën, këmbën
ose ndonjë pjesë të trupit nën bazën e veglës
ose pas sharrës, sidomos kur kryeni prerje
tërthore. Nëse ka zmbrapsje, sharra mund të
kërcejë mbrapa me lehtësi mbi dorën tuaj, duke
çuar në lëndime të rënda personale.
Asnjëherë mos ushtroni forcë mbi sharrën. Shtyjeni
9.
sharrën përpara me një shpejtësi të tillë që fleta të
presë pa u ngadalësuar. Ushtrimi i forcës mbi sharrën
mund të shkaktojë prerje jo të njëtrajtshme, humbje të
saktësisë dhe zmbrapsje të mundshme.
Funksioni i mbrojtëses
Kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje të
1.
saktë përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni sharrën
nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirshëm dhe
nuk mbyllet menjëherë. Asnjëherë mos e fiksoni
ose lidhni mbrojtësen e poshtme në pozicion të
hapur. Nëse sharra rrëzohet aksidentalisht, mbrojtësja
e poshtme mund të përthyhet. Ngrini mbrojtësen e
poshtme me dorezën tërheqëse dhe sigurohuni që ajo
të lëvizë lirshëm dhe të mos e prekë fletën apo ndonjë
pjesë tjetër në të gjithë këndet dhe thellësitë e prerjes.
Kontrolloni funksionimin e sustës së
2.
mbrojtëses së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe
susta nuk funksionojnë siç duhet, ato duhet
të rregullohen përpara përdorimit. Mbrojtësja e
poshtme mund të funksionojë ngadalë për shkak
të pjesëve të dëmtuara, depozitimeve ngjitëse ose
mbeturinave të grumbulluara.
Mbrojtësja e poshtme mund të tërhiqet manualisht
3.
vetëm për prerje të veçanta, siç janë "prerjet e
pjerrëta" dhe "prerjet e përbëra". Ngrini mbrojtësen
e poshtme duke tërhequr dorezën dhe duhet ta
lëshoni mbrojtësen e poshtme sapo fleta të hyjë
në material. Për të gjitha prerjet e tjera, mbrojtësja e
poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
Gjithmonë kontrolloni që mbrojtësja e poshtme
4.
të ketë mbuluar fletën përpara se ta vendosni
sharrën në karrige apo dysheme. Fleta e
pambrojtur dhe në lëvizje të lirë shkakton lëvizjen
prapa të sharrës, e cila do të presë çfarëdo që
gjendet përpara saj. Llogarisni kohën që i duhet
fletës për të ndaluar pasi lëshohet çelësi.
Për të kontrolluar mbrojtësen e poshtme,
5.
hapeni mbrojtësen me dorë, pastaj lëshojeni
dhe shikoni mbylljen e saj. Kontrolloni që
doreza tërheqëse të mos prekë trupin e
pajisjes. Është SHUMË E RREZIKSHME lënia
pa mbrojtje e fletës dhe ajo mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë personal.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
1.
forcë anësore mbi to.
Mos provoni të hiqni materialin e prerë
2.
ndërkohë që fleta është në lëvizje. Prisni
derisa fleta të ndalojë përpara se të merrni
materialin e prerë. Fletët lëvizin pas fikjes.
Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së
3.
sharrës në atë pjesë të materialit të punës
që mbështetet fort, jo në pjesën që do të
rrëzohet kur të bëhet prerja. Nëse materiali i
punës është i shkurtër ose i vogël, fiksojeni
poshtë atë. MOS PROVONI T'I MBANI COPAT E
SHKURTRA ME DORË!
Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
4.
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese. Kjo është shumë e rrezikshme
dhe mund të shkaktojë aksidente të rënda.
Vini syze sigurie dhe mbrojtëse dëgjimi gjatë punës.
5.
Mos përdorni disqe abrazive.
6.
Përdorni vetëm fletë sharre me diametrin që
7.
shënohet në vegël ose që specifikohet në
manual. Përdorimi i një flete me madhësi jo të duhur
mund të ndikojë në mbrojtjen e përshtatshme të
fletës ose në funksionimin e mbrojtëses, gjë e cila
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Gjithmonë përdorni fletën e sharrës të prodhuar
8.
për prerjen e materialit që do të prisni.
Përdorni vetëm fletë sharre që kanë të shënuar
9.
një shpejtësi të barasvlershme ose më të
madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi vegël.
10. Përpara se ta vendosni poshtë pajisjen pasi keni
kryer prerjen, sigurohuni që mbrojtësja të jetë
mbyllur dhe fleta të ketë ndaluar plotësisht.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
11.
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
12. Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të
shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë. Kjo
2.
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
5.
Mos i prekni terminalet me materiale
(1)
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
24 SHQIP
MOS lejoni që njohja ose

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents