Makita KT001G Instruction Manual page 84

Hide thumbs Also See for KT001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të
përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh
kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Paralajmërim: Sipërfaqe e nxehtë. Rrezik
djegiesh. Mos e prekni derisa të ftohet.
Një shembull i baterisë për këtë produkt.
Vetëm për shtetet e BE-së
Ni-MH
Për shkak të pranisë së komponentëve të
Li-ion
rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve
elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe
bateritë, mund të kenë ndikim negativ në
mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe
elektronike ose bateritë me mbetjet
shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë,
dhe mbetjet e akumulatorëve dhe
baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin
kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorëve dhe baterive,
duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen
në një pikë grumbullimi të veçantë për
mbetjet komunale, duke vepruar në
përputhje me rregulloret e mbrojtjes së
mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Vetëm për vendet e BE-së
Hedhja e duhur e këtij produkti
Ky shënim tregon se ky produkt nuk
duhet të hidhet me mbeturinat e tjera
shtëpiake në asnjë vend të BE-së. Për
të parandaluar dëmet e mundshme ndaj
mjedisit ose shëndetit të njeriut nga hedhja
e pakontrolluar e mbetjeve, riciklojeni me
përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e
burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen
tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet
e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni
me shitësin ku është blerë produkti. Ata
mund ta marrin këtë produkt për riciklim të
sigurt për mjedisin.
Për shkak të pranisë së komponentëve të
rrezikshëm në pajisje, pajisjet e përdorura
elektronike dhe elektrike mund të kenë
ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin
e njerëzve.
Përdorimi i synuar
Pajisja synohet për vlimin e ujit.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e sigurisë të ibrikut
me bateri
PARALAJMËRIM:
LEXONI ME KUJDES të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet PARA PËRDORIMIT. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
1.
Mos përdorni aksesorë që nuk rekomandohen
nga prodhuesi. Përndryshe mund të ndodhin të
papritura.
2.
Mos prekni sipërfaqet e nxehta. Sipërfaqet
mund të nxehen gjatë përdorimit.
3.
Mos e përdorni pajisjen pranë atmosferave
shpërthyese. Përndryshe mund të ndodhin djegie
ose zjarr.
4.
Mos e përdorni pajisjen pranë burimeve të
nxehtësisë (soba etj.).
5.
Mos e përdorni pajisjen në vende të lagështa
ose të lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut.
Përndryshe në pajisje mund të futet ujë dhe të
ndodhin goditje elektrike.
Vendoseni pajisjen në sipërfaqen e
6.
qëndrueshme të sheshtë.
Mos e mbuloni grykën gjatë vlimit. Avulli
7.
nuk mund të çlirohet dhe mund të shkaktojë
keqfunksionim ose lëndim.
8.
Lëreni të ftohet para pastrimit të pajisjes.
Përndryshe mund të ndodhin djegie.
9.
Bëni kujdes të mos e shtrini pajisjen e
mbushur me ujë. Siguresa e derdhjes nuk e
izolon plotësisht ujin. Uji mund të derdhet edhe
nëse aktivizohet siguresa e derdhjes.
10. Vendoseni pajisjen në mënyrë që muret ose
mobiliet të mos ekspozohen ndaj avullit. Mund
të rezultojë çngjyrosje, deformim ose krisje.
11.
Vloni vetëm ujë. Mos vloni të tjera përveç ujit,
si p.sh. qumësht, çaj apo supë etj. Përndryshe
përmbajtja mund të kërcejë jashtë dhe të
shkaktojë lëndime, ose pajisja mund të ndotet dhe
të pësojë avari.
12. Mos vendosni asgjë tjetër përveç ujit në
ibrik, si p.sh. shishe apo gotë etj. Përndryshe
përmbajtja mund të kërcejë jashtë dhe të
shkaktojë lëndime, ose pajisja mund të ndotet dhe
të pësojë avari.
13. Mos e hapni kapakun menjëherë pas vlimit.
Përndryshe, uji që vlon mund të derdhet dhe të
shkaktojë djegie.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
84 SHQIP
E RËNDËSISHME
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents