Makita HP333DSME Instruction Manual page 22

Cordless hammer driver drill
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë për
të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. Vegla do të
ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla ose bateria
janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kjo mbrojtje funksionon kur vegla përdoret në një mënyrë
që e bën atë të marrë rrymë të lartë anormale. Në këtë
situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kjo mbrojtje funksionon kur vegla ose bateria
mbinxehen. Në këtë situatë, lëreni veglën dhe baterinë
të ftohen përpara se ta ndizni veglën sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kjo mbrojtje funksionon kur ulet kapaciteti i mbetur i baterisë.
Nëse e ndizni veglën, ajo ndizet sërish, por fiket shpejt.
Në këtë situatë, hiqeni baterinë nga vegla dhe karikojeni.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.3: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Kapaciteti i
mbetur
Fikur
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.4: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon të
ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba fiket afërsisht pas
10 sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.5: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Ndryshimi i shpejtësisë
► Fig.6: 1. Leva e ndryshimit të shpejtësisë
KUJDES:
Vendosni gjithmonë leva për
ndryshimin e shpejtësisë në pozicionin e duhur. Nëse
përdorni veglën duke vendosur levën e ndryshimit të
shpejtësisë midis anës "1" dhe "2", vegla mund të dëmtohet.
KUJDES:
Mos e përdorni levën e ndryshimit të
shpejtësisë ndërsa është duke punuar. Vegla mund të dëmtohet.
Pozicioni i
Shpejtësia
levës së
ndryshimit të
shpejtësisë
1
2
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën.
Përzgjidhni anën "2" për shpejtësi të lartë dhe "1" për
shpejtësi të ulët por forcë të lartë. Përpara përdorimit,
sigurohuni që leva e ndryshimit të shpejtësisë të jetë
vendosur në pozicionin e duhur.
Nëse shpejtësia e veglës ulet shumë gjatë përdorimit
me "2", rrëshqitni levën në pozicionin "1" dhe rifilloni
përdorimin.
22 SHQIP
Forca e
shtrëngimit
E ulët
E lartë
E lartë
E ulët
Përdorimi i
aplikueshëm
Përdorimi me
ngarkesë të
rëndë
Përdorimi me
ngarkesë të
lehtë

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hp333d

Table of Contents