Download Print this page

Makita RT0702C Instruction Manual page 33

Hide thumbs Also See for RT0702C:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzuesi i drejtë
Aksesorë opsionalë
Udhëzuesi i drejtë përdoret me efikasitet për prerje të
drejta gjatë prerjes me kënd ose kanaleve.
► Fig.16
Instaloni pllakën e udhëzuesit me udhëzuesin e
1.
drejtë me anë të një buloni dhe dadoje flutur.
► Fig.17: 1. Buloni 2. Pllaka udhëzuese 3. Udhëzuesi
i drejtë 4. Dadoja flutur
Bashkoni grupin e udhëzuesit të drejtë me vidën
2.
kapëse.
► Fig.18: 1. Vida e mbërthimit 2. Udhëzuesi i drejtë
3. Dadoja flutur 4. Baza
Lironi dadon flutur mbi grupin e udhëzuesit të drejtë
3.
dhe rregulloni distancën ndërmjet puntos së makinës
buzëprerëse dhe udhëzuesit të drejtë. Kur të arrini
distancën e dëshiruar, shtrëngojeni mirë dadon flutur.
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me udhëzuesin e
4.
drejtë të vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Nëse distanca ndërmjet materialit të punës dhe pozicionit
të prerjes është shumë e gjerë për udhëzuesin e drejtë ose
nëse ana e materialit të punës nuk është e drejtë, atëherë
udhëzuesi i drejtë nuk mund të përdoret. Në këtë rast
shtrëngoni fort me vida një dërrasë të drejtë mbi materialin e
punës dhe përdoreni si udhëzues kundrejt bazës së makinës
buzëprerëse. Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
► Fig.19
Punime në formë qarkore
Punimet në formë qarkore mund të arrihen nëse
montoni udhëzuesin e drejtë dhe pllakën e udhëzuesit
siç tregohet në figura.
Rrezja minimale dhe maksimale e rrathëve që do të
priten (distanca ndërmjet qendrës së rrethit dhe qendrës
së puntos të makinës buzëprerëse) janë si më poshtë:
Min: 70 mm
Maks: 221 mm
Për të prerë rrathë me rreze nga 70 mm deri në
121 mm
► Fig.20: 1. Dadoja flutur 2. Pllaka udhëzuese
3. Udhëzuesi i drejtë 4. Vrima qendrore
5. Buloni
Për të prerë rrathë me rreze nga 121 mm deri në
221 mm
► Fig.21: 1. Dadoja flutur 2. Pllaka udhëzuese
3. Udhëzuesi i drejtë 4. Vrima qendrore
5. Buloni
SHËNIM: Rrathët me rreze nga 172 mm deri në 186
mm nuk mund të priten me anë të këtij udhëzuesi.
Bashkërenditni vrimën në qendër të udhëzuesit të
1.
drejtë me qendrën e rrethit që do të pritet.
► Fig.22: 1. Gozhda 2. Vrima qendrore 3. Udhëzuesi
i drejtë
Ngulni një gozhdë me diametër më të vogël se 6
2.
mm në vrimën në qendër për të siguruar udhëzuesin e
drejtë.
Rrotulloni veglën rreth gozhdës në drejtim orar.
3.
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse
Aksesorë opsionalë
Prerja e buzëve, prerjet e lakuara në rimeso për mobiliet
dhe prerje të ngjashme mund të bëhen me lehtësi me
udhëzuesin e makinës buzëprerëse. Harku i udhëzuesit
përshkon lakoren dhe siguron një prerje të përsosur.
► Fig.23
Instaloni udhëzuesin e makinës buzëprerëse dhe
1.
mbajtësen e udhëzuesit në bazë me vidën shtrënguese
(A).
Lironi vidën shtrënguese (B) dhe rregulloni
2.
distancën ndërmjet puntos së makinës buzëprerëse
dhe udhëzuesit të makinës buzëprerëse duke rrotulluar
vidën rregulluese (1 mm për rrotullim). Në distancën
e dëshiruar shtrëngoni vidën shtrënguese (B) për të
siguruar siç duhet udhëzuesin e makinës buzëprerëse.
► Fig.24: 1. Vida rregulluese 2. Mbajtësja e
udhëzuesit 3. Udhëzuesi i makinës
buzëprerëse
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me harkun e
3.
udhëzuesit në anë të materialit të punës.
► Fig.25: 1. Materiali i punës 2. Puntoja e makinës
buzëprerëse 3. Harku i udhëzuesit
Baza e anuar
Aksesorë opsionalë
Baza e anuar përdoret për prerjen e konturit të fletëve
të laminuara ose materialeve të ngjashme.
Baza e anuar është e përshtatshme për prerje me kanal.
Vendoseni veglën në bazën e anuar, lironi vidat
1.
kapëse dhe anojeni veglën në këndin e dëshiruar.
Mbylleni levën bllokuese në të dalën e dëshiruar
2.
të puntos së makinës buzëprerëse dhe shtrëngoni vidat
kapëse në këndin e dëshiruar.
Shtrëngoni fort me vida një dërrasë të drejtë
3.
mbi materialin e punës dhe përdoreni si udhëzues
kundrejt bazës së anuar. Drejtojeni veglën në drejtim të
shigjetës.
► Fig.26: 1. Vidat kapëse 2. Leva e bllokimit
Përdorimi i mbrojtësit të bazës së
anuar me bazën
Mbrojtësi i bazës së anuar (katror) i hequr nga baza e
anuar mund të montohet në bazë. Forma e mbrojtësit të
bazës mund të ndryshohet nga rrumbullake në katrore.
Hiqni mbrojtësin e bazës së anuar nga baza e
1.
anuar duke liruar dhe hequr katër vidat.
Montoni mbrojtësin e bazës së anuar në bazë.
2.
► Fig.27: 1. Mbrojtësi i bazës së anuar 2. Vida
Baza e kompensimit
Aksesorë opsionalë
Baza e kompensimit përdoret për prerjen e konturit të
fletëve të laminuara ose materialeve të ngjashme.
Baza e kompensimit është e përshtatshme për punë në
zona të ngushta.
► Fig.28
33 SHQIP

Advertisement

loading