Makita DLM460 Instruction Manual page 33

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM460:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
KUJDES:
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
KUJDES:
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
KUJDES:
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
KUJDES:
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
Mos e vendosni me forcë kutinë e
KUJDES:
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM: Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
Tërhiqni lart levën, më pas hapni kapakun e
1.
baterisë.
► Fig.14: 1. Kapaku i baterisë 2. Leva e bllokimit
Vendosni drejt gjuhëzën e kutisë së baterisë me
2.
të çarën në kositëse, më pas rrëshqitni kutinë derisa të
bllokohet në vend me një kërcitje.
► Fig.15: 1. Kutia e baterisë
Futni deri në fund çelësin e bllokimit në vendin që
3.
tregon figura.
► Fig.16: 1. Çelësi i bllokimit
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
4.
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Për të hequr kutinë e baterisë nga kositësja;
Tërhiqni lart levën e bllokimit të kapakut të
1.
baterisë dhe hapni kapakun e baterisë.
Tërhiqni kutinë e baterisë nga kositësja ndërsa
2.
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
Nxirrni çelësin e bllokimit.
3.
Mbyllni kapakun e baterisë.
4.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse bateria përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë
nivele të larta anormale rryme, ajo ndalon automatikisht
dhe llamba e rrymës kryesore pulson në të gjelbër. Në
këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore ndizet në të
kuqe. Në këtë rast, lëreni veglën dhe baterinë të ftohet
përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore pulson
në të kuqe. Në këtë rast, hiqni baterinë nga vegla dhe
karikoni kutitë e baterisë ose ndërrojini kutitë e baterisë
me të tjera të karikuara plotësisht.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.17: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
33 ALBANIAN
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm461

Table of Contents