Makita DLM460 Instruction Manual page 31

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM460:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
37. Bëni kujdes gjatë rregullimit të kositëses për
të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që
lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të kositëses.
38. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë
lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur
ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos
kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
39. Kontrolloni në intervale të shpeshta që buloni i
montimit të diskut të jetë shtrënguar mirë.
40. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara mirë për t'u siguruar që pajisja të
jetë në kushte të sigurta pune.
41. Lëreni gjithmonë kositësen të ftohet përpara
se ta magazinoni.
42. Gjatë kryerjes së shërbimeve te disqet bëni
kujdes që edhe pse burimi i energjisë është i
fikur, disqet mund të lëvizin ende.
43. Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo
të dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi
dhe aksesorë origjinalë.
44. Mos e përdorni makinerinë kur ka rrezik rrufesh.
45. Kur e përdorni makinerinë në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
46. Shmangni punën në mjedise të papërshtatshme
ku përdoruesi mund të lodhet së tepërmi.
47. Mos e përdorni makinerinë në mot të keq ku
shikueshmëria është e kufizuar.Nëse nuk veproni
kështu mund të shkaktohet rrëzim ose funksionim i
pasaktë për shkak të shikueshmërisë së ulët.
48. Mos e zëvendësoni baterinë në shi.
49. Mos e zhytni makinerinë në pellgje.
50. Mos e lini makinerinë të pamonitoruar përjashta në shi.
51. Mos e fusni ose hiqni çelësin e bllokimit në shi.
52. Kur në grykën e thithjes (dritarja e ajrosjes) ngjiten
gjethe ose papastërti për shkak të shiut, hiqini ato.
53. Mos e lani makinerinë me ujë me presion të lartë.
54. Kur lani makinerinë, sigurohuni që ta hiqni baterinë
dhe çelësin e bllokimit dhe të mbyllni kapakun e
baterisë, dhe të derdhni ujë drejt pjesës së poshtme
të makinerisë me të cilën është bashkuar fleta.
55. Kur magazinoni makinerinë, shmangni dritën
e drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni
në një vend ku nuk nxehet apo njomet.
56. Kryeni inspektimin ose mirëmbajtjen në një
vend ku mund të shmanget shiu.
57. Pas përdorimit të makinerisë, hiqni papastëritë
që i janë ngjitur dhe thajeni makinerinë
plotësisht përpara se ta magazinoni.Në
varësi të stinës ose të zonës, ekziston rreziku i
keqfunksionimit për shkak të ngricës.
58. Mos e lagni terminalin e baterisë me lëngje
si uji, ose mos e zhytni baterinë. Mos e lini
baterinë në shi, dhe as mos e karikoni ose
magazinoni baterinë në një vend të njomë ose
të lagur. Nëse terminali laget ose brenda baterisë
hyn lëng, bateria mund të krijojë qark të shkurtër
dhe ka rrezik mbinxehjeje, zjarri ose shpërthimi.
59. Pas heqjes së baterisë nga makineria ose karikuesi,
sigurohuni që ta bashkoni kapakun e baterisë me
baterinë dhe ta ruani në një vend të thatë.
60. Mos e zëvendësoni baterinë me duar të lagura.
61. Mos e përdorni makinerinë në borë.
62. Nëse bari i prerë është i lagur, ai mund
të ngecë brenda makinerisë. Kontrolloni
rregullisht gjendjen e makinerisë dhe hiqni
barin e ngjitur sipas nevojës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
2.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
5.
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
6.
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
7.
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
8.
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të baterisë.
11.
31 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm461

Table of Contents