Makita DUR369A Instruction Manual page 44

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR369A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Zmbrapsja (shtytja e diskut)
Zmbrapsja (shtytja e diskut) është një reagim
1.
i papritur i diskut prerës të ngecur ose të
bllokuar. Kur kjo ndodh, vegla shtyhet me
forcë të madhe anash ose drejt përdoruesit
dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
2.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret
segmenti i diskut ndërmjet pozicionit të orës
12 dhe 2 për objektet e forta, shkurret dhe
pemët me diametër 3 cm ose më të madh.
► Fig.2
3.
Për të shmangur zmbrapsjen:
1.
Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit
të orës 8 dhe 11.
Mos e vendosni asnjëherë segmentin
2.
ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2.
3.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin
ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 12 dhe
mes 2 dhe 5, përveç rastit kur përdoruesi
është i trajnuar mirë dhe me përvojë dhe
e kryen këtë veprim me përgjegjësinë e
tij/saj të plotë.
4.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
pranë objekteve të forta, si gardhet,
muret, trungjet e pemëve dhe gurët.
5.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
vertikalisht për veprime si rregullimi i
cepave dhe prerja e gardheve.
► Fig.3
Dridhja
1.
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut
që i ekspozohen dridhjeve të tepërta mund
të pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në
sistemin nervor. Dridhjet mund të shkaktojnë
simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçe:
"Gjumë" (mpirje), therje, dhimbje, ndjesi shpuese,
ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës.
Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni
te mjeku!
2.
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve
të shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë
përdorimit dhe mirëmbajeni veglën dhe
aksesorët.
Transporti
Përpara se të transportoni veglën, fikeni atë
1.
dhe hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun
në diskun prerës.
2.
Kur transportoni veglën, mbajeni në pozicion
horizontal duke e mbajtur nga boshti.
3.
Kur transportoni veglën në një automjet,
lidheni mirë që të mos përmbyset. Përndryshe
kjo mund të çojë në dëmtim të veglës dhe të
ndonjë bagazhi tjetër.
Mirëmbajtja
Shërbimi për veglën tuaj duhet të kryhet nga
1.
qendra të autorizuara shërbimi, duke përdorur
gjithmonë vetëm pjesë origjinale këmbimi.
Riparimi jo i saktë dhe mirëmbajtja e dobët mund
të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës dhe të rrisë
rrezikun e aksidenteve.
2.
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim
mirëmbajtjeje, riparimi ose pastrimi, fikeni
gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
3.
Mbani gjithmonë doreza kur punoni me diskun
prerës.
4.
Pastroni gjithmonë pluhurin dhe papastërtitë
nga pajisja. Mos përdorni kurrë benzinë,
benzol, hollues, alkool dhe lëndë të ngjashme
për këtë qëllim. Kjo mund të rezultojë në
çngjyrosje, deformim ose krisje të pjesëve
përbërëse plastike.
5.
Pas çdo përdorimi, shtrëngoni të gjitha vidat
dhe dadot.
6.
Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose
riparime që nuk përshkruhen në këtë manual
përdorimi. Këto punime duhen kryer në
qendrat tona të autorizuara të shërbimit.
7.
Përdorni gjithmonë vetëm pjesët e këmbimit
dhe aksesorët tanë origjinalë. Përdorimi i
pjesëve ose aksesorëve të furnizuar nga një
palë e tretë mund të shkaktojë prishje të veglës,
dëmtim të pronës dhe/ose lëndim të rëndë.
8.
Vegla duhet të inspektohet dhe të mirëmbahet
në intervale të rregullta nga qendrat tona të
autorizuara të shërbimit.
9.
Mbajeni veglën gjithmonë në gjendje të mirë
pune. Mirëmbajtja e dobët mund të shkaktojë
performancë më të ulët dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e veglës.
10. Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj
dhe graso. Mbajini të pastra nga mbeturinat të
gjitha hyrjet e ajrit të ftohjes.
Magazinimi
1.
Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni
tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes.
Hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun në
diskun prerës.
2.
Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë
ose të mbyllur, larg fëmijëve.
Mos e mbështesni veglën te ndonjë objekt
3.
tjetër, si p.sh. në mur. Përndryshe, ajo mund të
bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime.
Ndihma e shpejtë
1.
Mbani gjithmonë afër një kuti të ndihmës së
shpejtë. Zëvendësoni menjëherë çdo artikull
që hiqni nga kutia e ndihmës së shpejtë.
2.
Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e
mëposhtme:
Vendin e aksidentit
Çfarë ndodhi
Numrin e personave të lënduar
Natyrën e lëndimit
Emrin tuaj
44 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur369lDur369azDur369lz

Table of Contents