Makita UR101C Instruction Manual page 51

Battery powered grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR101C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse vegla
vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi pasi
lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni veglën për
shërbim te një nga qendrat tona të shërbimit.
KUJDES:
Ky sistem freni nuk zëvendëson
mbrojtësin. Mos e përdorni kurrë veglën pa
mbrojtësin. Një vegël prerëse pa mbrojtës mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Funksioni elektronik
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
vegla të jetë e fikur dhe paketa elektrike portative
të jetë shkëputur përpara se të kryeni ndonjë
punë në vegël. Mosfikja e veglës dhe mosshkëputja
e paketës elektrike portative mund të rezultojë në
lëndim të rëndë personal për shkak të ndezjes
aksidentale.
PARALAJMËRIM:
nëse nuk është montuar plotësisht. Vënia në punë
e veglës kur ajo është pjesërisht e montuar mund të
rezultojë në lëndime personale serioze nga ndezja e
paqëllimshme.
Instalimi i dorezës
Për UR101C
1.
Futni boshtin e dorezës te mbajtësja.
Bashkërenditni vrimën në mbajtëse me vrimën në
bosht. Shtrëngojeni mirë vidën.
► Fig.11: 1. Mbajtësja 2. Vida 3. Boshti
VINI RE:
Vini re drejtimin e dorezës. Vrimat e
vidës nuk do të bashkërenditen nëse doreza nuk
është futur në drejtimin e duhur.
2.
Vendosni sustën në bazë.
► Fig.12: 1. Çelësi rrotullues 2. Morsa e dorezës
3. Doreza 4. Mbajtësja e dorezës 5. Susta
6. Baza
3.
Vendoseni dorezën ndërmjet morsës së dorezës
dhe mbajtëses së dorezës.
4.
Përkohësisht vendoseni dorezën duke shtrënguar
çelësin rrotullues dhe kalibroni pozicionin e dorezës.
5.
Shtrëngojeni plotësisht çelësin rrotullues.
Sigurohuni gjithmonë që
Mos e ndizni kurrë veglën
Për UR201C
1.
Montoni morsat e sipërme dhe të poshtme në
amortizator.
2.
Vendosni dorezën në morsën e sipërme dhe
fiksojeni me bulonat me kokë hekzagonale siç
ilustrohet.
► Fig.13: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Doreza
3. Morsa e sipërme 4. Amortizatori 5. Morsa
e poshtme
Montimi i barrierës
Vetëm për modelin me dorezë në formë laku
(specifike sipas shtetit)
Nëse barriera është e përfshirë në modelin tuaj,
montojeni te doreza duke përdorur vidën në barrierë.
► Fig.14: 1. Barriera 2. Vida
KUJDES:
Mos e hiqni barrierën pas montimit.
Barriera funksionon si një element sigurie për të
parandaluar kontaktin tuaj aksidental me diskun
prerës.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
KUJDES:
Bëni kujdes të mos e lini çelësin
hekzagonal të futur në kokën e veglës. Mund t'ju
lëndojë dhe/ose të dëmtojë veglën.
Kur nuk e përdorni çelësin hekzagonal, ruajeni siç
ilustrohet që të mos humbasë.
► Fig.15: 1. Çelësi hekzagonal
Për modelin me dorezë në formë timoni, çelësi
hekzagonal mund të ruhet edhe te morsa e dorezës, siç
ilustrohet.
► Fig.16: 1. Çelësi hekzagonal 2. Morsa e dorezës
Për modelin me dorezë në formë laku, çelësi
hekzagonal mund të ruhet edhe te doreza, siç
ilustrohet.
► Fig.17: 1. Çelësi hekzagonal
Kombinimi i duhur i veglës prerëse
dhe i mbrojtësit
KUJDES:
Gjithmonë përdorni kombinimin e
duhur të veglës prerëse dhe mbrojtësit. Kombinimi
i gabuar mund të mos ju mbrojë juve nga vegla
prerëse, copëzat fluturuese dhe gurët. Kjo gjithashtu
ndikon në ekuilibrin e veglës dhe rezulton në lëndim.
51 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ur201cUr101cz

Table of Contents