Makita CC301D Instruction Manual page 21

Cordless cutter
Hide thumbs Also See for CC301D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montoni depozitën te mbajtësja e depozitës në mënyrë
të tillë që mbajtësja e depozitës të futet midis kanaleve
dhe pikave. Lidhni kapakun në fundin e tubit me grykën
e depozitës. Kthejeni depozitën në drejtim të akrepave
të orës. Më pas, shtrëngoni vidën B.
► Fig.12: 1. Depozita 2. Tubi 3. Vida B
Furnizimi me ujë
KUJDES:
Gjatë mbushjes së depozitës me
ujë, bëni kujdes të mos lejoni që vegla të laget.
Sigurohuni që rubineti i furnizimit me ujë të jetë i mbyllur
përpara mbushjes së depozitës me ujë. Hapni kapakun
në depozitë dhe mbusheni me ujë. Rivendosni kapakun
në depozitë.
► Fig.13: 1. Rubineti i furnizimit me ujë 2. Mbyllur
3. Hapur
► Fig.14: 1. Kapaku 2. Hapur
PËRDORIMI
KUJDES:
Kjo vegël duhet të përdoret vetëm
në sipërfaqe horizontale.
KUJDES:
Gjatë përdorimit sigurohuni që ta
mbani fort materialin e punës mbi një bankë ose
tavolinë të qëndrueshme.
KUJDES:
Mos e anoni dhe mos e shtyni
fort veglën gjatë prerjes, pasi motori mund të
mbingarkohet ose materiali i punës mund të
thyhet.
KUJDES:
Mos e përdorni veglën me diskun e
diamantit në pozicionin lart ose anash.
KUJDES:
Disku për këtë vegël është disk
diamanti i llojit me njomje për përdorime në xham
dhe pllaka. Sigurohuni që ta furnizoni diskun e
diamantit me ujë gjatë punës.
KUJDES:
Nëse prerja e diskut të diamantit
fillon të dobësohet, mpriheni anën prerëse të
diskut duke përdorur një disk të vjetër mprehës
me kokrra të ashpra ose një bllok betoni. Mpriheni
duke e shtyrë lehtë mbi skajin e jashtëm të diskut të
diamantit.
► Fig.15
Mbajeni veglën fort. Vendosni pllakën e bazës në
materialin e punës që do të pritet pa krijuar kontakt me
rrotën.
Më pas ndizni veglën dhe prisni derisa rrota të arrijë
shpejtësinë e plotë.
Furnizojeni rrotën me ujë duke rregulluar rubinetin e
furnizimit me ujë për të arritur rrjedhje të lehtë uji.
Lëvizeni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit
të punës, duke e mbajtur të sheshtë dhe duke ecur
përpara butësisht derisa të përfundojë prerja. Mbajeni
vijën e prerjes drejt dhe shpejtësinë e përparimit të
njëtrajtshme.
Për prerje të sakta dhe të pastra, prisni me ngadalë.
(Kur prisni pllaka xhami 5 mm të trasha, prisni në
rreth 250 mm/min. Kur prisni pllaka 10 mm të trasha,
prisni në rreth 300 mm/min.) Gjithashtu, ngadalësoni
shpejtësinë në fund të prerjes për të shmangur thyerjen
ose krisjen e materialit të punës që po pritet.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me
kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së
baterisë është e ulët. Në këtë moment, për shembull,
përdoreni veglën për një prerje të lehtë për pak
kohë derisa kutia e baterisë të arrijë temperaturën e
dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me kapacitet
të plotë.
SHËNIM: Sigurohuni që rubineti i furnizimit me ujë të
jetë i mbyllur përpara përdorimit.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Disqe diamanti
Çelësi hekzagonal
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents