Makita CC301D Instruction Manual page 18

Cordless cutter
Hide thumbs Also See for CC301D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2.
Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të kundërveprojë mbi dorën tuaj.
Mos e mbani trupin në një vijë me diskun prerës.
3.
Kundërveprimi do ta dërgojë veglën në drejtimin e
kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
4.
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
5.
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen
e druve, disk të segmentuar diamanti me
hapësirë anësore më të madhe se 10 mm ose
teh sharre të dhëmbëzuar. Disqe të tilla krijojnë
kundërveprime të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
6.
Mos e "bllokoni" diskun ose mos aplikoni
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni
prerje të thella. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi disk
rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj përdredhjeve
ose kapjes së diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e
kundërveprimit ose të thyerjes së diskut.
7.
Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen
për çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike
dhe mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë
plotësisht. Mos provoni asnjëherë ta tërhiqni
diskun nga procesi i prerjes kur disku është
duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprim. Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
8.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes. Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të kundërveprojë nëse vegla elektrike
rindizet brenda materialit të punës.
9.
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit dhe
të kundërveprimit të diskut. Materialet e mëdha
të punës kanë tendencë të përkulen nga pesha
e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
materialit të punës pranë vijës së prerjes dhe buzës
së materialit të punës nga të dyja anët e diskut.
10. Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
"prerje në xhep" mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar. Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Përpara se të përdorni disk të segmentuar
diamanti, sigurohuni që disku i diamantit të ketë
hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak ndërmjet
segmenteve, vetëm me kënd negativ pjerrësie.
2.
Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese. Kjo mund të shkaktojë aksidente
të rënda, sepse është shumë e rrezikshme.
3.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
4.
Magazinojini disqet sipas rekomandimeve
të prodhuesit. Magazinimi i pasaktë mund t'i
dëmtojë disqet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
18 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents