Download Print this page

Makita LS003G Instruction Manual page 88

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS003G:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjendja anormale
Fshesa me korrent është në
përdorim ndërkohë që nuk ka në
punë çelësa për veglën.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
që vegla të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të
jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje. Nëse vegla nuk fiket dhe nuk hiqet
kutia e baterisë, ndezja aksidentale e veglës mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
fleta e sharrës së rrumbullakët të jetë e mprehtë
dhe e pastër për një punë sa më të mirë dhe të
sigurt. Përpjekja për të prerë me fletë jo të mprehtë
dhe/ose të papastër mund të shkaktojë zmbrapsje
dhe të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbrojtësja
e fletës të jetë mbyllur në pozicionin fillestar
përpara se të përpiqeni për të kryer inspektimin
apo mirëmbajtjen. Asnjëherë mos e mbërtheni
ose lidhni mbrojtësen e fletës në pozicion të
hapur gjatë operacioneve të pastrimit. Një fletë e
ekspozuar mund të rezultojë në lëndime personale.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i këndit të prerjes
Vegla është rregulluar dhe pjesët janë bashkërenditur
me kujdes në fabrikë, por përdorimi i pakujdesshëm
mund të dëmtojë bashkërenditjen e pjesëve. Nëse
pjesët e veglës nuk janë bashkërenditur siç duhet,
veproni si më poshtë:
Këndi i prerjes me kënd
Uleni dorezën plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin e
ulur me anë të kunjit të bllokuesit. Shtyni shasinë drejt
rigës udhëzuese.
Rrotullojeni mbajtësen në drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe mbajeni bazën e rrotullimin gati
për funksionin e ndalimit pozitiv duke përdorur levën e
bllokimit.
Pastaj lironi vidat që sigurojnë treguesin dhe shkallën e
këndit të prerjes me kënd.
► Fig.83: 1. Mbajtësja 2. Leva e bllokimit 3. Vida
në tregues 4. Vidat në shkallën e këndit
të prerjes me kënd 5. Shkalla e këndit të
prerjes me kënd
Shkaku i mundshëm (keqfunksionimi)
Përdorues të tjerë po përdorin
funksionin e aktivizimit të lidhjes me
valë të fshesës me korrent me veglat
e tyre.
Sigurohuni gjithmonë
Sigurohuni gjithmonë që
Zgjidhja
Çaktivizoni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
të veglave të tjera ose anuloni regjistrimin e veglave
të tjera.
Vendoseni bazën e rrotullimit në pozicionin 0° duke
përdorur funksionin e ndalimit pozitiv. Formoni këndin
e drejtë midis fletës sharrës së rrumbullakët dhe
pjesës së përparme të rigës udhëzuese duke përdorur
një vizore trekëndore ose skuadër. Ndërsa mbani
skuadrën, shtrëngoni vidat në shkallën e këndit të
prerjes me kënd. Pas saj, bashkërenditni treguesit (si
djathtas dhe majtas) me pozicionin 0° në shkallën e
këndit të prerjes me kënd dhe më pas shtrëngoni vidën
në tregues.
► Fig.84: 1. Vizorja trekëndore 2. Treguesi
Këndi i prerjes së pjerrët
Këndi i prerjes së pjerrët 0°
Shtyni shasinë drejt rigave udhëzuese dhe bllokoni
lëvizjen rrëshqitëse me kunjin ndalues. Uleni shasinë
plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin e ulur me anë
të kunjit të bllokuesit. Rrotulloni dorezën në drejtim
të akrepave të orës dhe më pas rrotulloni bulonin
rregullues 0° me dy ose tre rrotullime në drejtim të
kundërt të akrepave të orës për të anuar fletën e
sharrës së rrumbullakët në të djathtë.
► Fig.85: 1. Çelësi rrotullues 2. Buloni rregullues 0°
3. Vida në tregues
Me kujdes puthitni anën e fletës së sharrës së
rrumbullakët me sipërfaqen e sipërme të bazës së
rrotullimit me anë të një vizoreje trekëndore, skuadër,
etj., duke rrotulluar bulonin rregullues 0° në drejtim të
akrepave të orës. Më pas shtrëngojeni çelësin rrotullues
fort për të siguruar këndin 0° që keni vendosur.
► Fig.86: 1. Vizorja trekëndore 2. Fleta e sharrës
3. Sipërfaqja e sipërme e bazës së
rrotullueshme
Kontrolloni nëse ana e fletës së sharrës së rrumbullakët
formon kënd të drejtë sërish me sipërfaqen e bazës
së rrotullimit. Lironi vidën në tregues. Bashkërenditni
treguesin me pozicionin 0° në shkallën e këndit me
prerje të pjerrët dhe më pas shtrëngoni vidën.
Këndi i prerjes së pjerrët 45°
VINI RE:
Përpara se të rregulloni këndin e prerjes
së pjerrët 45°, përfundoni rregullimin e këndit të
prerjes së pjerrët 0°.
Lironi çelësin rrotullues dhe anoni plotësisht shasinë
në anën që dëshironi të kontrolloni. Kontrolloni nëse
treguesi tregon pozicionin 45° në shkallën e këndit të
prerjes së pjerrët.
► Fig.87: 1. Çelësi rrotullues
Nëse treguesi nuk jep pozicionin 45°, bashkërenditeni
atë me pozicionin 45° duke rrotulluar bulonin e
rrotullimit në shkallën e këndit të prerjes së pjerrët në
anën e kundërt të bazës.
► Fig.88: 1. Buloni rregullues majtas 45° 2. Buloni
rregullues djathtas 45°
88 ALBANIAN

Advertisement

loading