Download Print this page

Makita LS003G Instruction Manual page 76

Cordless slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS003G:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Transmetimi i një vije prerjeje
KUJDES:
Llamba nuk është rezistente ndaj
shiut. Mos e lani llambën në ujë dhe mos e
përdorni në shi ose në zonë të lagësht. Një veprim
i tillë mund të shkaktojë goditje elektrike dhe tym.
KUJDES:
Mos e prekni lenten e llambës pasi
ajo është shumë e nxehtë kur është e ndezur ose
pak pasi është fikur. Kjo mund të shkaktojë djegie.
KUJDES:
Mos e prekni llambën, pasi
kjo mund të shkaktojë dëmtime ose mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e saj.
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Llamba LED transmeton dritë mbi fletën e sharrës së
rrumbullakët dhe një hije e fletës bie mbi materialin e
punës që shërben si tregues pa kalibrim i vijës së prerjes.
Shtypni butonin e llambës për të derdhur dritë. Shfaqet një
vijë në të cilën fleta do të takojë sipërfaqen e materialit të
punës, duke u thelluar ndërkohë që fleta ulet.
► Fig.35: 1. Butoni i llambës 2. Llamba 3. Vija e prerjes
Treguesi ndihmon prerjen përmes një vije ekzistuese
prerjeje të shënuar me laps në materialin e punës.
1.
Mbajeni dorezën dhe uleni fletën e sharrës së
rrumbullakët në mënyrë që një hije e dendur e sharrës
të bjerë mbi materialin e punës.
2.
Bashkërenditni një vijë prerjeje të vizatuar mbi
materialin e punës me vijën e prerjes hije.
3.
Rregulloni këndin e prerjes me kënd dhe këndet e
prerjes së pjerrët nëse është e nevojshme.
SHËNIM: Sigurohuni që të fikni çelësin e llambës pas përdorimit
pasi duke e mbajtur ndezur konsumohet energjia e baterisë.
SHËNIM: Drita fiket automatikisht 5 minuta pasi
përfundoni përdorimin.
Funksioni elektronik
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik për fletën. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi
funksionimin pasi lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni
veglën për shërbim te një qendër shërbimi Makita.
KUJDES:
Sistemi i frenit të fletës nuk
zëvendëson mbrojtësen e fletës. Asnjëherë mos
e përdorni veglën pa një mbrojtëse funksionale
të fletës. Një fletë prerëse pa mbrojtës mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Vegla ofrohet me një komandues elektronik shpejtësie,
i cili ndihmon në ruajtjen e shpejtësisë konstante të
rrotullimit të fletës, edhe nën ngarkesë. Shpejtësia
konstante e rrotullimit të fletës sjell prerje shumë të shtruar.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ky funksion lejon ndezjen pa probleme të veglës duke
kufizuar forcën rrotulluese në ndezje.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
veglën, sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e
fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr. Mosfikja e
veglës dhe mosheqja e kutisë së baterisë mund të
rezultojë në lëndim të rëndë personal.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.36: 1. Çelësi hekzagonal
Heqja dhe instalimi i fletës së
sharrës
PARALAJMËRIM:
që vegla të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të
jetë hequr përpara heqjes dhe instalimit të fletës
së sharrës së rrumbullakët. Ndezja aksidentale e
veglës mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
Makita të dhënë për heqjen dhe instalimin e fletës
së sharrës së rrumbullakët. Mospërdorimi i këtij
çelësi mund të shkaktojë shtrëngim të tepërt ose të
pamjaftueshëm të bulonit hekzagonal dhe lëndim të
rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
ose zëvendësoni pjesë që nuk janë dhënë me këtë
vegël. Përdorimi i këtyre pjesëve mund të shkaktojë
lëndime të rënda personale.
PARALAJMËRIM:
së sharrës së rrumbullakët, sigurohuni gjithmonë
që të funksionojë siç duhet. Aksesorët e liruar të
fletës së sharrës së rrumbullakët mund të shkaktojnë
lëndime të rënda personale.
Heqja e fletës
Për të hequr fletën e sharrës së rrumbullakët, ndiqni
hapat e mëposhtëm:
1.
Bllokoni shasinë në pozicionin e ngritur duke
tërhequr dhe rrotulluar levën e ndaluesit në pozicionin e
bllokuar.
► Fig.37: 1. Kunji i ndaluesit 2. Pozicioni i zhbllokuar
3. Pozicioni i bllokuar
2.
Përdorni çelësin hekzagonal për të liruar bulonin
hekzagonal që mban kapakun qendror. Më pas, ngrini
mbrojtësen e fletës dhe kapakun qendror.
► Fig.38: 1. Çelësi fiso hekzagonal 2. Buloni
hekzagonal 3. Kapaku qendror
4. Mbrojtësja e diskut
3.
Shtypni bllokuesin e boshtit për të bllokuar boshtin
dhe përdorni çelësin fiso hekzagonal për të liruar
bulonin hekzagonal në drejtim të akrepave të orës. Më
pas, hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe
fletën e sharrës së rrumbullakët.
► Fig.39: 1. Buloni hekzagonal (majtas) 2. Flanxha e
jashtme 3. Bllokimi i boshtit
76 ALBANIAN
Përpara se të punoni me
Sigurohuni gjithmonë
Përdorni vetëm çelësin
Asnjëherë ose përdorni
Pas vendosjes së fletës

Advertisement

loading