Makita M5802 Instruction Manual page 20

Hide thumbs Also See for M5802:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë
dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë fletën e sharrës rrethore e të çojë në zmbrapsje
të rrezikshme dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni
çelësin, prisni derisa fleta e sharrës rrethore të ndalojë
dhe më pas tërhiqeni veglën. Rivendoseni veglën në
vijën e re të prerjes dhe nisni sërish prerjen. Përpiquni
të shmangni pozicionet që ekspozojnë përdoruesin ndaj
ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr sharra. Përdorni
syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
Kufizues (vizore udhëzuese)
Aksesorë opsionalë
► Fig.21: 1. Kufizues (vizore udhëzuese) 2. Vida e
mbërthimit
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi uniforme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Pastroni mbrojtësen për t'u
siguruar që nuk ka tallash dhe ashkla të
grumbulluara, që mund të pengojnë funksionimin
e sistemit mbrojtës. Një sistem mbrojtës i ndotur
mund të kufizojë funksionimin e duhur, gjë e cila
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal. Mënyra
më efikase për ta arritur këtë pastrim është me ajër të
ngjeshur. Nëse nga mbrojtësja del pluhur si pasojë
e fryrjes së ajrit, sigurohuni që të përdorni veshjet
mbrojtës të duhura të syve dhe frymëmarrjes.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.22: 1. Shenja e kufizimit
Kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini ato kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
1.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e
mbajtëseve të furçave.
2.
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe
siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
► Fig.23: 1. Kapaku i karbonçinës
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents