Makita M5802 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for M5802:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së
prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
► Fig.7: 1. Leva
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i diskut. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
Prerje me buzë
► Fig.8: 1. Vida e mbërthimit 2. Pllakëza e
shkallëzimit të prerjes së pjerrët
Lironi vidat shtrënguese. Caktoni këndin e dëshiruar (0°
- 45°) duke e anuar sipas nevojës dhe shtrëngoni mirë
vidat e mbërthimit.
Shikimi
► Fig.9: 1. Vija e prerjes (pozicioni 0°) 2. Vija e
prerjes (pozicioni 45°)
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me buzë 45° bashkërendisni pozicionin 45° me
vijën e prerjes.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
veglën në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse
këmbëza e çelësit është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur
lëshohet.
► Fig.10: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit/
zhbllokimit
Për veglat me buton bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur. Për
punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit dhe
shtyni brenda butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni
këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokimit, tërhiqni plotësisht këmbëzën dhe pastaj
lëshojeni.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin
"NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit
të zgjatur. Bëni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin "NDEZUR" dhe shtrëngojeni mirë veglën.
Për veglat me buton zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi. Për
ta ndezur veglën shtypni brenda butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
Përpara se ta vendosni
PARALAJMËRIM:
forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër. Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e
bllokimit. Një çelës që ka nevojë të riparohet mund
të çojë në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime
personale të rënda. Çojeni veglën në qendrën
e shërbimit të Makita-s për riparimet e duhura
PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Heqja ose instalimi i fletës së
sharrës rrethore
KUJDES:
Sigurohuni që fleta e sharrës
rrethore të jetë instaluar me dhëmbët e drejtuara
nga ana e përparme e veglës.
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita për
instalimin apo heqjen e fletës së sharrës rrethore.
Për të hequr fletën e sharrës rrethore, shtypni deri
në fund kyçin e boshtit në mënyrë që fleta e sharrës
rrethore të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
hekzagonal për të liruar në drejtimin të kundërt të
akrepave të orës bulonin me kokë hekzagonale. Më
pas, hiqni bulonin hekzagonal, unazën (specifike sipas
vendit) flanxhën e jashtme dhe fletën e sharrës rrethore.
► Fig.11: 1. Çelësi hekzagonal 2. Bllokuesi i boshtit
3. Lirimi 4. Shtrëngimi
Për veglën pa unazë
► Fig.12: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e
jashtme 3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e brendshme
Për veglën me unazë
► Fig.13: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e jashtme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët 4. Unaza
5. Flanxha e brendshme
Për të instaluar fletën e sharrës rrethore, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes.
18 ALBANIAN
Mos e shtyni KURRË me
ASNJËHERË mos e

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents