Makita UB0801 Original Instruction Manual page 122

Electric blower vacuum
Hide thumbs Also See for UB0801:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6. Rregulla sigurie shtesë për fryrësin/thithësin
• Gjithmonë vishni veshje mbrojtëse të përshtatshme kur
përdorni mjetin për të shmangur dëmtimin e fytyrës,
syve, duarve, këmbëve ose dëgjimit. Përdorni syze
mbrojtëse ose një ekran fytyre, çizme të larta ose
këpucë të forta, pantallona të gjata, doreza pune, një
kapele të fortë dhe kufje veshësh.
• Mos e ndizni mjetin kur është kokëposhtë ose kur nuk
është në pozicion pune.
• Fikeni motorin dhe shkëputeni nga rryma kur mjeti nuk
është në përdorim, lihet pa vëmendje, po pastrohet, po
zhvendoset nga një vend në tjetrin ose kur kordoni i
zgjatimi është i ngatërruar apo dëmtuar.
• Mos e përdorni mjetin në afërsi të njerëzve, veçanërisht
fëmijëve ose kafshëve shtëpiake. Fikeni nëse afrohen
tepër. Mbani një distancë sigurie prej të paktën 5 m nga
njerëzit e tjerë kur përdorni mjetin.
• Kurrë mos e drejtoni tubin fryrës drejt kalimtarëve ose
kafshëve shtëpiake. Kurrë mos hidhni copëza në drejtim
të kalimtarëve ose kafshëve shtëpiake. Operatori është
përgjegjës për aksidente ose rreziqe që u ndodhin
njerëzve të tjerë ose pronave të tyre.
• Mos e mbani prizën ose mjetin me duar të lagura dhe
mos e përdorni mjetin në shi.
• Përdoreni vetëm në priza zgjatimi të jashtme me kara-
kteristika të shënuara. Mbajeni kordonin e zgjatimit larg
nga nxehtësia, vajrat dhe skajet e mprehta.
• Sigurohuni se priza e zgjatimit është e siguruar në një
mënyrë që e parandalon të shkëputet nga priza gjatë
përdorimit.
• Mbajini të gjitha hyrjet e ajrit dhe tubin fryrës të pastra
nga pluhurat, garzat, flokët dhe materiale të tjera që
mund të shkaktojnë pakësim të rrjedhjes së ajrit.
• Mbani një qëndrim të drejtpeshuar dhe të qëndrueshëm
gjatë përdorimit të mjetit.
• Mos e ndizni mjetin në hapësira të mbyllura ose me
ventilim të pamjaftueshëm apo në prani të substancave
të djegshme dhe/ose shpërthyese si lëngje, gazra e
pluhura.
• Mos u shpërqendroni dhe gjithmonë përqendrohuni mbi
atë që po bëni. Përdorni një gjykim të shëndoshë. Kurrë
mos e përdorni mjetin kur jeni i lodhur, i sëmurë ose nën
ndikimin e alkoolit apo drogave.
• Mos e përdorni këtë mjet me nëse keni flokë të gjatë të
lëshuar ose bizhuteri të lirshme. Lidhini flokët e gjatë
nga prapa dhe hiqni bizhuteritë e lirshme.
• Mos e lejoni që mjeti të grumbullojë materiale djegëse
ose të djegshme si hi, bishta cigaresh, etj.
• Mos u përpiqni të mblidhni objekte të thyeshme si
xham, plastika, porcelane, etj.
• Mos e përdorni në funksion thithjeje pa çantën e mbled-
hjes të puthitur.
• Mos e përdorni mjetin në modalitet thithjeje ose fryrjeje
mbi sipërfaqe me zhavorr.
• Përdoreni mjetin vetëm gjatë ditës me dritë ose me dritë
artificiale të përshtatshme.
• Kur mjeti nuk është në përdorim, ruajeni në një vend të
thatë dhe larg fëmijëve.
• Pas përdorimit, shkëputeni mjetin nga rryma elektrike
dhe kontrollojeni për konsumim dhe dëmtim. Nëse
keni dyshimet më të vogla, kontaktoni me një qendër
shërbimi të autorizuar.
• Përdoreni mjetin vetëm sipas udhëzimeve të dhëna në
këtë manual.
122
• Kontrollojeni rregullisht që t'i ketë vidhat të shtrënguara
fort.
• Përdorni vetëm pjesë ndërrimi dhe pajisje shtesë që
rekomandohen nga prodhuesi.
• Mos u përpiqni ta riparoni mjetin vetë ose të prekni
pjesët e brendshme. Kontaktoni vetëm me qendrat e
autorizuara të shërbimit.
• Rekomandohet që mjeti të përdoret vetëm me një
pajisje rryme të vazhdueshme (RCD) me rrymë të
vazhdueshme jo më të madhe se 30 mA.
MONTIMI
SHPAKETIMI
• Hiqeni me kujdes produktin dhe pajisjet shtesë nga
kutia.
• Kontrollojeni produktin me kujdes për tu siguruar se nuk
ka thyerje ose dëmtime të ndodhura gjatë transportit.
• Mos i flakni materialet e paketimit derisa të keni kontrol-
luar me kujdes dhe përdorur produktin në mënyrë të
kënaqshme.
• Nëse ndonjë pjesë është dëmtuar ose mungon, ju
lutemi të kontaktoni me qendrën tuaj të shërbimit
Makita për ndihmë.
Mjeti shoqërohet nga disa pjesë përbërëse që nuk
janë montuar. Për t'i montuar, vazhdoni si vijon:
PARALAJMËRIM:
• Për të parandaluar plagosjet e rënda, sigurohuni se
çelësi është në pozicionin OFF (Fikur), është e hequr
nga priza dhe se helikat të kenë ndaluar para se të
bashkoni ose hiqni tubat.
MONTIMI SI FRYRËS (Fig. 3)
• Rrëshgitni tubin fryrës përpara derisa zonat e
dhëmbëzuara të fryrësit të klikojnë mbi vrimat përkatëse
të tubit.
MONTIMI SI THITHËS (opsional si pajisje shtesë)
(Fig. 2)
• Rrëshgitni sëbashku tubat e përparmë dhe të pasmë të
thithjes derisa të kyçen. (Shikoni te Fig. 2.)
• Lirojeni vidën shtrënguese me dorë dhe hapni hyrjen e
thithjes. (Shikoni te Fig. 2.1.)
• Futni pjesën pykë të tubit të thithjes në xhepin e mjetit.
(Shikoni te Fig. 2.2.) Fiksojeni tubin e thithjes duke
shtrënguar vidën me dorë. (Shikoni te Fig. 2.3.)
• Për të hequr tubat e thithjes, zbatoni hapat e mësipërm
në të kundërt.
• Futni përshtatësin e çantës në prizën e ajërfryrësit.
Bllokojeni përshtatësin e çantës me butonin e bllokimit.
Për të hequr çantën, thjesht shtypni butonin e bllokimit
dhe hiqni çantën. (Shikoni te Fig. 4.)
SHËNIM:
• Mund të nevojitet të hiqni tubin fryrës ose tubat e thithjes
për të pastruar një tub të bllokuar ose helikat.
INSTALIMI I ÇANTËS ME RRIPIN E SUPIT (Fig. 4)
• Gjatë qëndrimit në pozicion operimi rregulloni gjatësinë
për t'iu përshtatur përmasave të operatorit. Tërhiqni
lidhësen për të zgjatur, tërhiqni rripin për ta shkurtuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ub0801v

Table of Contents