Makita DMR202 Instruction Manual page 68

Cordless job site speaker
Hide thumbs Also See for DMR202:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6. Mos e ruani pajisjen dhe paketën e baterisë në vende
ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C
(122°F).
7. Mos e digjni paketën e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Paketa e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Për së shmangur rrezikun, duhet të lexohet përpara
përdorimit manuali i baterisë zëvendësuese. Dhe
rryma maksimale e shkarkimit të baterisë duhet të jetë
më e madhe ose e barabartë me 8A.
11. Bateritë e përfshira të litiumit, iu nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë
të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifike mbi
paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të
rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me
gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë
që të mos lëvizë në paketim.
12. Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të baterisë.
13. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të
papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi të
lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
KUJDES:
Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet në
mënyrë të pasaktë.
Zëvendësojeni vetëm me një lloj të njëjtë ose të
ngjashëm.
Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i
baterive jo-origjinale Makita ose baterive që mund të
jenë modifikuar, mund të rezultojë në marrjen flakë
të baterisë, lëndime personale apo dëmtime. Kjo do
të anulojë gjithashtu edhe garancinë e Makita-s për
veglën e Makita dhe karikuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë maksimale të baterisë
1. Karikojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
karikojeni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2. Asnjëherë mos e rikarikoni baterinë të karikuar
plotësisht. Karikimi i tepërt shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
3. Karikojeni baterinë në temperaturën e dhomës në 10
°C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni paketën e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta karikoni atë.
4. Karikojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një kohë
të gjatë (mbi gjashtë muaj).
Shpjegim i pamjes së përgjithshme
(Fig. 1)
1. Bllokuesi i vendit të baterisë
2. Paneli i vendosjes së telefonit celular
3. Butoni i volumit lart
4. Butoni i volumit poshtë
5. Butoni i regjimit të luajtjes
6. Butoni i dosjes së radhës
7. Butoni i këngës së radhës/butoni i përshpejtimit
përpara
8. Ekran LCD
9. Butoni i luajtjes/pauzës
10. Butoni i këngës së mëparshme/butoni i përshpejtimit
prapa
11. Butoni i dosjes së radhës/ Butoni i çiftimit të Bluetooth
12. Butoni i burimit
13. Butoni i energjisë
14. Altoparlanti
15. Doreza
16. Foleja "DC in"
17. Foleja e hyrjes dytësore
18. Foleja e karikimit me USB
19. Kapaku i raftit të ruajtjes së celularit
20. Vrima e kabllos
21. Rafti i ruajtjes së telefonit celular
22. Terminali i baterisë 14,4 V/18 V
23. Terminali i baterisë 10,8 V/12 V maks.
24. Foleja e luajtjes me USB
25. Kapaku i baterisë
26. Kutia e baterisë
27. Butoni
67 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents