Makita DMR202 Instruction Manual page 67

Cordless job site speaker
Hide thumbs Also See for DMR202:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Vetëm për shtetet e BE-së
Cd
Ni-MH
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën e
Li-ion
baterisë së bashku me mbeturinat e shtëpisë!
Në përputhje me Direktivën Evropiane për
mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike,
për bateritë dhe akumulatorët dhe mbetjet nga
bateritë dhe akumulatorët dhe implementimin
e tyre në përputhje me legjislacionin kombëtar,
pajisjet elektrike, bateritë dhe paketën(at) e
baterisë që kanë arritur fundin e jetëgjatësisë
së tyre duhet të mblidhen veçmas dhe të
dorëzohen në një objekt riciklimi që nuk
dëmton mjedisin.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
TË SIGURISË
PARALAJMËRIM:
Gjatë përdorimit të veglave elektrike, duhet të ndiqen
gjithmonë masat parandaluese të sigurisë për të pakësuar
rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe lëndimit personal,
duke përfshirë si vijon:
1. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe manualin
e përdorimit të karikuesit përpara përdorimit.
2. Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
3. Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë si
radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat apo
aparatura të tjera (duke përfshirë amplifikatorët) që
prodhojnë nxehtësi.
4. Përdorni vetëm aksesorët e specifikuar nga prodhuesi.
5. Shkëputeni këtë aparaturë gjatë stuhive me rrufe ose
kur nuk përdoret për një kohë të gjatë.
6. Altoparlanti me bateri, me bateri integrale ose paketë
baterie të veçantë, duhet të rikarikohet vetëm me
karikuesin e specifikuar për baterinë. Karikuesit e
përshtatshëm për një lloj baterie mund të paraqesin
rrezik zjarri kur përdoren me një bateri tjetër.
7. Përdoreni altoparlantin me bateri vetëm me bateri të
projektuara posaçërisht. Përdorimi i baterive të tjera
mund të paraqesë rrezik zjarri.
8. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera
metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri
terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija,
djegie ose zjarr.
9. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara
siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ka
rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj
tokëzohet.
10. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë vendin e kontaktit. Nëse
lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën
e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë
acarim ose djegie.
11. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është
e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara
ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime
apo rrezik plagosjeje.
12. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në
zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të
shkaktojë shpërthim.
13. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi
i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
14. Priza e RRYMËS KRYESORE përdoret si pajisja
shkëputëse dhe duhet të qëndrojë e gatshme për
përdorim
15. Mos e përdorni produktin me volum të lartë për një
periudhë të gjatë kohe. Për të shmangur dëmtimin e
dëgjimit, përdoreni produktin me nivel volumi mesatar.
16. (Vetëm për produktet me ekran LCD) Ekranet LCD
përmbajnë lëngje që mund të shkaktojnë irritim dhe
helmim. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajeni me ujë
dhe telefononi mjekun.
17. Mos e ekspozoni produktin ndaj shiut ose kushteve
me lagështirë. Uji që hyn në produkt mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
18. Ky produkt nuk është prodhuar për t'u përdorur nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve u mungon
përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën mbikëqyrje
ose udhëzuar për përdorimin e këtij produkti nga një
person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet
të mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me
produktin. Ruajeni produktin larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
RREGULLA SPECIFIKE SIGURIE
PËR PAKETËN E BATERISË
1. Përpara se ta përdorni paketën e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni paketën e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë mase,
ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në
rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe
shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me paketën e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e paketës së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni paketën e baterisë në ujë ose
shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
66 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents