Makita DHP448 Instruction Manual page 21

Cordless hammer driver drill
Hide thumbs Also See for DHP448:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe
baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës
nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kjo mbrojtje funksionon kur vegla përdoret në një
mënyrë që e bën atë të marrë rrymë të lartë anormale.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kjo mbrojtje funksionon kur vegla ose bateria
mbinxehen. Në këtë situatë, lëreni veglën dhe baterinë
të ftohen përpara se ta ndizni veglën sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kjo mbrojtje funksionon kur ulet kapaciteti i mbetur i
baterisë. Në këtë situatë, hiqeni baterinë nga vegla dhe
karikojeni.
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Sipas shtetit
► Fig.3: 1. Butoni 2. Treguesi i baterisë
Me veglën të ndaluar, shtypni butonin në panelin e
çelësave. Kapaciteti i mbetur i baterisë do të afishohet
në treguesin e baterisë.
Kapaciteti i mbetur i baterisë tregohet si në tabelën e
mëposhtme.
Gjendja e treguesit të
baterisë
SHËNIM: Përpara se të kontrolloni kapacitetin e
mbetur të baterisë sigurohuni që e keni ndaluar
veglën.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.4: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.5: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
21 SHQIP
Kapaciteti i mbetur i baterisë
50% deri 100%
20% deri 50%
0% deri 20%

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhp458

Table of Contents