Makita GA7020R Instruction Manual page 23

Hide thumbs Also See for GA7020R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
18. KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues. Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi
i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime
personale.
19. Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve
mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
20. Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
21. Përpara se të përdorni veglën mbi një
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
22. Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
23. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
24. Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t'ju djegë lëkurën.
25. Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
26. Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë
për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të
madhe.
27. Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
vegël.
28. Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë
vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të
jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.
29. Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
30. Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
31. Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
32. Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
33. Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me
mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç
kërkohet nga rregullat vendase.
34. Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë
anësore.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që
njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në
fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja
e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Bllokimi i boshtit
KUJDES:
Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e boshtit
kur boshti është në rrotullim. Vegla mund të
dëmtohet.
► Fig.1: 1. Bllokimi i boshtit
Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin
e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.
Pozicionet e montimit të dorezës së
çelësit
(Për modelet GA7030R, GA7040R,
GA9030R dhe GA9040R )
► Fig.2: 1. Dhoma e motorit 2. Butoni bllokues
3. Doreza
Doreza e çelësit mund të rrotullohet me kënd 90°
majtas ose djathtas sipas nevojave tuaja të punës. Si
fillim, hiqni veglën nga priza. Shtypni butonin e bllokimit
dhe rrotulloni plotësisht dorezën e çelësit majtas ose
djathtas. Doreza e çelësit do të kyçet në atë pozicion.
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që doreza e çelësit të jetë
kyçur në pozicionin e dëshiruar para se të vihet
në punë pajisja.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
► Fig.3: 1. Leva bllokuese 2. Këmbëza e çelësit
Për veglat me çelës bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin (në
drejtimin B). Lëshoni çelësin për ta ndaluar. Për punë
të vazhdueshme, tërhiqni çelësin (në drejtimin B) e më
pas shtypni levën e bllokimit (në drejtimin A). Për ta
nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni deri në
fund çelësin (në drejtimin B) dhe më pas lëshojeni.
23 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga7030rGa7040rGa9020rGa9030rGa9040r

Table of Contents