Makita HS003G Instruction Manual page 43

Hide thumbs Also See for HS003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga çelësi
hekzagonal mund të shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë që ndërmjet
flanxhës së brendshme dhe asaj të jashtme të jetë instaluar
unaza e duhur për vrimën e boshtit të diskut që keni ndër
mend të përdorni. Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e
boshtit mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që çon
në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat mund të sjellin
humbje të kontrollit gjatë punës dhe lëndime personale të rënda.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni
gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në
mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç
diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën. Lidhni tubin e fshesës me
korrent me hundëzën e pluhurit siç tregohet në figurë.
► Fig.26: 1. Hundëza e pluhurit 2. Vida
► Fig.27: 1. Tubi 2. Fshesa me korrent
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë produkte
druri. Me fletët e përshtatshme origjinale të sharrave
të rrumbullakëta Makita mund të sharrohen edhe
materialet e mëposhtme:
Produktet e aluminit
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës rrethore që
do të përdoren për materialin që do të pritet.
Kontrollimi i funksionit të
mbrojtëses së fletës
Vendosni këndin e prerjes së pjerrët në 0°, dhe më pas
tërhiqeni mbrojtësen e poshtme manualisht deri në fund
dhe lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë nëse;
është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;
kthehet automatikisht dhe kontakton me
bllokuesin.
► Fig.28: 1. Mbrojtësja e sipërme 2. Mbrojtësja e
poshtme 3. Baza 4. Bllokuesi 5. Hapur
6. Mbyllur
Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet,
kontrolloni nëse është grumbulluar pluhur sharre
brenda mbrojtëseve të sipërme dhe të poshtme. Nëse
mbrojtësja e poshtme nuk funksionin siç duhet edhe
pas heqjes së pluhurit, kërkoni nga qendra e shërbimit
të Makita të kryejë shërbimin e veglës.
SIGUROHUNI TA
Nëse nevojitet unaza për të
Operacioni i prerjes
KUJDES:
Mbani maskë kundër pluhurit kur
kryeni operacionin e prerjes.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me
kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së
baterisë është e ulët. Në këtë moment, për shembull,
përdoreni veglën për një prerje të lehtë për pak kohë
derisa kutia e baterisë të marrë temperaturën e
dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me kapacitet
të plotë.
► Fig.29
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një
dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini
të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja
duart përdoren për të mbajtur sharrën, ato s'mund të
priten nga fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën
mbi materialin e punës që do të pritet pa bërë asnjë
kontakt me fletën e sharrës rrethore. Në vijim ndizeni
veglën dhe prisni derisa fleta e sharrës rrethore të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
sharrimi të përfundojë.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë
dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë fletën e sharrës rrethore e të çojë në zmbrapsje
të rrezikshme dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni
çelësin, prisni derisa fleta e sharrës rrethore të ndalojë
dhe më pas tërhiqeni veglën. Rivendoseni veglën në
vijën e re të prerjes dhe nisni sërish prerjen. Përpiquni
të shmangni pozicionet që ekspozojnë përdoruesin ndaj
ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr sharra. Përdorni
syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
Kufizues (vizore udhëzuese)
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Sigurohuni që boshti lëvizës të
jetë instaluar mirë në pozicionin e duhur përpara
përdorimit. Bashkimi i papërshtatshëm mund të
shkaktojë zmbrapsje të rrezikshme.
► Fig.30: 1. Kufizues (vizore udhëzuese) 2. Vida e
mbërthimit
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi uniforme.
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents