Makita HS003G Instruction Manual page 41

Hide thumbs Also See for HS003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Vegla fillon të frenojë rrotullimin e
fletës rrethore të sharrës menjëherë pasi lëshoni
këmbëzën e çelësit. Mbajeni veglën fort për
t'iu përgjigjur reagimit të frenave kur lëshoni
këmbëzën e çelësit. Reagimi i papritur mund ta
rrëzojë veglën nga dora juaj dhe mund të shkaktojë
lëndim të personit.
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
Kjo vegël ka "regjimin e shpejtësisë së lartë" dhe
"regjimin e forcës së lartë rrotulluese".
Vegla e ndryshon regjimin e punës në mënyrë
automatike në varësi të ngarkesës së punës. Kur
ngarkesa e punës është e ulët, vegla do të funksionojë
në "regjimin e shpejtësisë së lartë" për veprim prerës
më të shpejtë. Kur ngarkesa e punës është e lartë,
vegla do të funksionojë në "regjimin e forcës së lartë
rrotulluese" për funksionim prerjeje më të fuqishëm.
► Fig.10: 1. Treguesi i regjimit
Treguesi i regjimit ndizet në të gjelbër kur vegla është
në "regjimin e forcës së lartë rrotulluese".
Nëse vegla përdoret me ngarkesë të tepërt, treguesi i
regjimit do të pulsojë në të gjelbër. Treguesi i regjimit
ndalon së pulsuari dhe më pas ndizet ose fiket nëse
reduktoni ngarkesën në vegël.
Gjendja e treguesit të regjimit
Ndezur
Fikur
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së
prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i fletës. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
► Fig.11: 1. Leva
Regjimi i
funksionimit
Duke
pulsuar
Regjimi i
shpejtësisë
së lartë
Regjimi i
forcës së lartë
rrotulluese
Sinjalizimi i
mbingarkesës
41 SHQIP
Prerje me buzë
KUJDES:
Pas rregullimit të këndit së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën dhe caktoni këndin e dëshiruar duke e
anuar sipas nevojës, më pas shtrëngojeni mirë levën.
► Fig.12: 1. Leva
Bllokuesi pozitiv
Bllokuesi pozitiv është i dobishëm për vendosjen dhe
përcaktimin e shpejtë të këndit. Rrotullojeni bllokuesin
pozitiv në mënyrë të tillë që shigjeta në të të tregojë
këndin e pjerrët të dëshiruar (22,4°/45°/56°). Lirojeni
levën dhe më pas anojeni bazën e veglës derisa të
ndalojë. Pozicioni ku ndalon baza e veglës është këndi
që ju vendosni me bllokuesin pozitiv. Shtrëngojeni levën
me bazën e veglës në këtë pozicion.
► Fig.13: 1. Bllokuesi pozitiv
Shikimi
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me buzë 45° bashkërendisni pozicionin 45° me
vijën e prerjes.
► Fig.14: 1. Vija e prerjes (pozicioni 0°) 2. Vija e
prerjes (pozicioni 45°)
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën pa vënë në funksionim veglën, tërhiqni
këmbëzën e çelësit pa shtypur butonin e zhbllokimit.
Për të ndezur llambën me veglën në funksionim, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit.
Llamba fiket pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
► Fig.15: 1. Llamba
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, llamba pulson për
një minutë. Në këtë rast, ftoheni veglën para një
përdorimi tjetër.
Grepi
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e
varni veglën me anë të grepit.
KUJDES:
Asnjëherë mos e varni veglën në
lartësi të mëdha ose vende që mund të jenë të
paqëndrueshme si p.sh. mbi sipërfaqe. Ndryshe,
vegla mund të humbë ekuilibrin dhe të bjerë.
KUJDES:
Mos e tërhiqni veglën poshtë kur
është e varur në grep.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents