Makita DVC866L Instruction Manual page 23

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC866L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
16. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA. Para
përdorimit të mëtejshëm të fshesës, mbrojtëset ose
pjesët e tjera të dëmtuara duhen kontrolluar me
kujdes për të përcaktuar nëse do të funksionojnë
siç duhet dhe nëse do të kryejnë funksionin e
synuar. Kontrolloni centrimin e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, dëmtimin e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të
ndikojë te përdorimi i saj. Mbrojtëset ose pjesët
e tjera që janë dëmtuar duhen riparuar siç duhet
ose duhen zëvendësuar nga një qendër shërbimi
e autorizuar, përveç rastit kur tregohet ndryshe
në këtë manual përdorimi. Ndërrojini çelësat me
defekt në një qendër shërbimi të autorizuar. Mos e
përdorni fshesën nëse çelësi nuk e ndez ose e fik.
17. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
18. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
19. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa kujdes mund
të shkaktojë thyerje edhe te fshesat më të forta.
20. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme ose
të brendshme me benzinë, hollues ose kimikate
pastrimi. Mund të shkaktohen krisje ose çngjyrime.
21. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina, disa
substanca kundër molës etj. mund të lëshojnë
avuj të ndezshëm, shpërthyes ose helmues ose
në vende ku ka prani pluhuri të ndezshëm.
22. Mos e përdorni këtë vegël ose asnjë vegël tjetër
kur jeni nën ndikimin e drogave ose alkoolit.
23. Si rregull sigurie bazë, përdorni gjithmonë syze
mbrojtëse ose syze sigurie me mbrojtëse anësore.
24. Përdorni maskë kundër pluhurit në ambiente
pune me pluhur.
25. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
26. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me fshesën.
27. Mos e prekni kurrë baterinë(të) apo fshesën
me duar të njoma.
28. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni shkallët.
29. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë.
Pajisja mund të rrëzohet dhe mund të
shkaktohet lëndim personal.
30. Para përdorimit, përdoruesve u jepen informacione,
udhëzime dhe trajnim për përdorimin e makinerisë
dhe për substancat me të cilat duhet përdorur, duke
përfshirë metodën e sigurt të heqjes dhe hedhjes së
materialeve të mbledhura.
31. Makineria duhet të inspektohet teknikisht
të paktën një herë në vit nga prodhuesi ose
nga një person i trajnuar, që konsiston,
për shembull, në inspektimin e filtrave për
dëmtime, të izolimit të ajrit të makinerisë dhe të
funksionit të duhur të mekanizmit të kontrollit.
32. Kur kryeni shërbime apo riparime, duhen hedhur
të gjitha materialet e ndotura të cilat nuk mund të
pastrohen siç duhet; këto materiale duhen hedhur
në qese të papërshkueshme sipas rregulloreve
aktuale të hedhjes së mbeturinave të tilla.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
1.
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera
metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri
terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është e
dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të
modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme
që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr
ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
7.
karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi
i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar
mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i shpeshtë)
të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e
rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në një kuti
me objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
23 SHQIP
MOS lejoni që njohja ose

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc156l

Table of Contents