Makita CL114FD Instruction Manual page 27

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for CL114FD:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Kurrë mos e flakni ndaluesin e pluhurit
pasi duhet të përdoret kurdoherë që përdoret
qesja e pluhurit ose filtri i pluhurit.
VINI RE:
Kur qesja e pluhurit/filtri prej letre nuk
është brenda në fshesë, kapaku i përparmë nuk mbyllet
plotësisht. Mos e mbyllni me forcë kapakun e përparmë.
Kjo mund të rezultojë në deformim ose thyerje të fshesës.
VINI RE:
Kur hidhni pluhurin, pastroni gjithashtu
dhomën për qesen e pluhurit/filtrin prej letre. Pluhuri
dhe papastërtitë e mbetura në dhomë mund të shkaktojnë
bllokimin e filtrit prej sfungjeri ose dëmtimin e motorit.
1.
Shtypni butonin për të hapur kapakun e përparmë.
Hapja e tij derisa të dëgjohet një klikim mundëson
ndalesë pozitive në atë pozicion.
► Fig.31: 1. Kapaku i përparmë 2. Butoni
2.
Nxirreni ndaluesin e pluhurit me ngjyrë portokalli
dhe qesen e pluhurit/filtrin prej letre në të njëjtën kohë.
► Fig.32: 1. Ndaluesi i pluhurit
3.
Kryeni procedurat e mëposhtme në varësi të llojit
të kutisë së pluhurit:
Kur përdorni qesen e pluhurit
Hiqeni ndaluesin e pluhurit dhe boshatiseni qesen e pluhurit.
► Fig.33: 1. Ndaluesi i pluhurit 2. Qesja e pluhurit
Kur përdorni filtrin prej letre
Hiqeni ndaluesin e pluhurit dhe hidhni filtrin prej letre.
► Fig.34: 1. Ndaluesi i pluhurit 2. Filtri prej letre
4.
Bashkoni qesen e pluhurit/filtrin e ri prej letre dhe
ndaluesin e pluhurit në fshesë dhe mbyllni kapakun e përparmë.
SHËNIM: Pastruesi është ndërtuar në mënyrë të tillë
që kapaku i përparmë shkëputet kur ai tërhiqet me
forcë përtej një këndi 90°. Nëse shkëputet kapaku i
përparmë, futeni te nyja e kapakut të përparmë.
► Fig.35: 1. Kapaku i përparmë 2. Nyja e kapakut të përparmë
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që pajisja të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pas përdorimit
Kur e magazinoni ose e karikoni fshesën, kyçeni kokën e
hundëzës dhe vareni nga një grep të cilin mund ta gjeni në treg.
► Fig.36
KUJDES:
Mbështetja e fshesës në mur pa mbështetëse
tjetër mund të bëjë që fshesa të bjerë dhe të dëmtohet.
► Fig.37
Pastrimi
Trupi i pastruesit
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e pastruesit) të
pastruesit duke përdorur një leckë të njomur me ujë me sapun.
Gjithashtu pastroni edhe grykën e thithjes, zonën e montimit
të qeses së pluhurit/filtrit prej letre dhe ndaluesin e pluhurit.
► Fig.38
Ndaluesi i pluhurit
Fshini pluhurin nga ndaluesi i pluhurit.
Hiqni pluhurin dhe papastëritë nga pjesa prej sfungjeri
duke e goditur lehtë.
► Fig.39: 1. Pjesa prej sfungjeri
Qesja e pluhurit
Lajeni qeskën e pluhurit me ujë dhe sapun kur bllokohet
me pluhur dhe ulet fuqia e fshesës. Thajeni plotësisht para
përdorimit. Një qeskë e patharë mirë mund të shkaktojë thithje
të dobët dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
► Fig.40
SHËNIM: Filtri prej letre është me një përdorim.
Kur bllokohet filtri sfungjer me pluhur, hiqeni nga fshesa
dhe fshijeni ose lajeni me ujë.
Heqja dhe instalimi i filtrit sfungjer
KUJDES:
Pas pastrimit të filtrit sfungjer,
sigurohuni që ta instaloni mbi pastrues. Nëse
e lani me ujë, thajeni para se ta vendosni përsëri.
Një filtër sfungjer i patharë mjaftueshëm mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
Për të hequr filtrin sfungjer, hiqni qesen e pluhurit ose
filtrin prej letre dhe nxirreni filtrin sfungjer jashtë.
► Fig.41: 1. Filtri sfungjer
Për të instaluar filtrin, shtypni gjithë cepin e filtrit sfungjer drejt murit të
lugët brenda zonës së montimit të qeses së pluhurit/filtrit prej letre.
► Fig.42: 1. Muri i lugët
Pastrimi i hundëzës
(sipas shtetit)
Kur furça e hundëzës bëhet me pluhur, pastrojeni
pluhurin me shirit ngjitës.
► Fig.43: 1. Furça
Kllapa e murit për pastruesin me bateri
Aksesorë opsionalë
SHËNIM: Nuk përfshihet vida për të montuar
mbajtësin. Përgatitni një vidë që përshtatet për
materialin në të cilin do të vidhoset.
Bashkojeni kllapën e murit për pastruesin me bateri në
një mur me dru të fortë, tra ose kolonë, ku kllapa e murit
për pastruesin me bateri mund të fiksohet mirë. Gjithmonë
sigurohuni që kllapa e murit për pastruesin me bateri të
jetë fiksuar mirë përpara se të varni pastruesin.
► Fig.44: 1. Kllapa e murit për pastruesin me bateri
2. Priza
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents