Makita UR2300 Instruction Manual page 143

Electric grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR2300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM:
• Aksesorët standardë ndryshojnë sipas modelit dhe
vendit.
Për tehun prerës (Figura 6)
Për kokën prerëse prej najloni (Figura 7)
Instalimi i mbrojtëses për tehun prerës (Figura 8)
1. Vendosini në vijë të drejtë vrimat e mbrojtësit të
brendshëm me ato të kutisë së ingranazheve.
2. Pastaj mbërthejini ato me tre bulonat.
Instalimi i mbrojtëses për kokën prej najloni
KUJDES:
• Kini kujdes të mos lëndoheni te prerësi që pret fijen e
najlonit.
• Mos harroni të hiqni mbrojtësen e prerësit përpara
përdorimit.
1. Vendosini në vijë të drejtë katër dadot në
mbrojtësen e jashtme me vrimat në mbrojtësen e
brendshme. (Figura 9)
2. Mbërthejini ato me katër bulona.
3. Vendosini në vijë të drejtë vrimat e mbrojtëses së
brendshme me ato të kutisë së ingranazheve.
4. Mbërthejini ato me bulona. (Figura 10)
Instalimi i tehut prerës
PARALAJMËRIM:
• Diametri i jashtëm i tehut prerës duhet të jetë
230 mm. Mos përdorni kurrë teh me diametër të
jashtëm mbi 230 mm.
KUJDES:
• Tehu i prerësit duhet të mprihet mirë, të mos ketë
krisje ose thyerje. Mpriheni ose zëvendësojeni tehun e
prerësit pas çdo tre orësh pune.
• Mbani gjithmonë doreza kur punoni me tehun e prerësit.
• Vendosni gjithmonë mbulesën e tehut kur vegla nuk
është në përdorim ose kur transportohet.
• Dadoja shtrënguese e tehut të prerësit konsumohet
me kalimin e kohës. Nëse vihet re ndonjë konsumim
ose deformim, zëvendësojeni dadon. Porositeni atë në
qendrën lokale të autorizuar për shërbim.
NJOFTIM:
• Sigurohuni që të përdorni tehun e prerësit origjinal.
Kthejeni veglën përmbys për ta zëvendësuar me lehtësi
tehun e prerësit. (Figura 11)
1. Vendoseni rondelën hyrëse në bosht.
2. Rrotullojeni rondelën hyrëse derisa vrima në
rondele vjen mbi vrimën e kutisë së ingranazheve.
3. Futni shufrën e rrumbullakët përmes të dy vrimave
në mënyrë që rondela hyrëse të mos rrotullohet më.
4. Vendoseni tehun në rondelën hyrëse.
5. Vendoseni rondelën shtrënguese në teh.
6. Vendoseni kapakun mbi teh.
7. Mbërthejini ato me bulon duke e rrotulluar atë në
drejtim të kundërt me akrepat e orës ndërkohë që
mbani shufrën e rrumbullakët.
Për të hequr tehun, kryeni hapat e mësipërme në të
anasjelltë.
Vendosja e kokës prerëse prej najloni (Figura 12)
NJOFTIM:
• Siguroni që të përdorni kokë origjinale prerëse prej
najloni.
Kthejeni veglën në drejtimin poshtë me qëllim që koka
prerëse prej najloni të mund të zëvendësohet lehtësisht.
SHËNIM:
• Hiqeni kapakun mbi prerësen e kordonit para përdorimit.
1. Vendoseni rondelën hyrëse në bosht.
2. Rrotullojeni rondelën hyrëse derisa dhëmbëza në
rondelën hyrëse të futet në dhëmbëzën e kutisë së
ingranazhit.
3. Vendoseni shufrën e rrumbullakët përmes të dyja
dhëmbëzave në mënyrë që rondela hyrëse të mos
rrotullohet.
4. Instalojeni kokën prerëse prej najloni duke e
rrotulluar atë në drejtim të kundërt me akrepat e
orës.
5. Hiqni shufrën e rrumbullakët pasi të keni instaluar
kokën prerëse prej najloni.
Për të hequr kokën prej najloni, kryeni hapat e mësipërme
në të anasjelltë.
PËRDORIMI
Mbajtja e duhur e veglës (Figura 13)
Qëndrimi i duhur
PARALAJMËRIM:
• Gjithmonë mbajeni veglën në anën tuaj të djathtë
në mënyrë që ndarësi të jetë gjithmonë para trupit
tuaj. Pozicionimi i saktë i veglës mundëson kontrollin
maksimal të saj dhe ul rrezikun e lëndimit të rëndë
personal të shkaktuar nga zmbrapsja.
KUJDES:
• Nëse
gjatë
punës
aksidentalisht në një gur ose objekt të fortë, fikeni
veglën dhe kontrollojeni për ndonjë dëmtim. Nëse
vegla prerëse dëmtohet, zëvendësojeni menjëherë.
Përdorimi i një vegle prerëse të dëmtuar mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Vendoseni rripin e supit mbi shpatullën e majtë duke
kaluar kokën dhe krahun e djathtë përmes tij dhe mbajeni
veglën në anën tuaj të djathtë duke e mbajtur gjithmonë
ndarësen përpara trupit tuaj.
Mbërthimi i rripit të supit (Figura 14)
Përshtateni gjatësinë e rripit në mënyrë që vegla prerëse
të qëndrojë paralelisht me tokën.
Lidheni varësen dhe rripin.
PARALAJMËRIM:
• Kini tepër kujdes për të ruajtur kontrollin e veglës
gjatë gjithë kohës. Mos e lejoni veglën të anohet
drejt jush ose kujtdo në afërsi të vendit të punës.
Mosruajtja e kontrollit të veglës mund të shkaktojë
lëndim të rëndë te kalimtarët dhe përdoruesi.
Përshtatja e pozicionit të varëses dhe rripit të
supit (Figura 15)
Rregullojeni pozicionin e varëses siç ilustrohet.
(Figura 16)
Për të ndryshuar pozicionin e varëses, lironi bulonin mbi
varëse. Pastaj zhvendoseni varësen.
Pasi të keni rregulluar pozicionin e varëses, shtrëngojeni
në mënyrë të sigurt bulonin me anë të çelësit.
vegla
prerëse
përplaset
143

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ur3502

Table of Contents