Makita 6411 Instruction Manual page 10

Hide thumbs Also See for 6411:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
makinës shpuese
Udhëzimet e sigurisë për të gjitha veprimet
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
1.
izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë
me tela të fshehur ose kordonin e vet. Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë
2.
qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.
Mbajeni veglën fort.
3.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
4.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
5.
vetëm duke e mbajtur në dorë.
Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas
6.
punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund
t'ju djegë lëkurën.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
7.
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
Nëse maja e puntos nuk mund të lirohet edhe nëse
8.
lironi nofullat, përdorni pinca për ta tërhequr. Në
rast të tillë, nxjerrja e majës së puntos me dorë mund
të rezultojë në lëndim nga ana e saj e mprehtë.
Udhëzimet e sigurisë kur përdorni maja puntosh të gjata
Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më
1.
të lartë se shpejtësia maksimale nominale e
majës së puntos. Në shpejtësi më të larta, maja
mund të shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet
lirshëm pa kontaktuar me materialin e punës, gjë
që rezulton në lëndim personal.
Gjithmonë shponi me shpejtësi të ulëta dhe
2.
me majën e puntos në kontakt me materialin
e punës. Në shpejtësi më të larta, maja mund të
shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm
pa kontaktuar me materialin e punës, gjë që
rezulton në lëndim personal.
Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me majën
3.
dhe mos aplikoni presion të tepërt. Majat mund të
shtrembërohen duke shkaktuar thyerje ose humbje të
kontrollit, duke rezultuar në lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
PËRSHKRIMI I PUNËS
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
veglën në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse
këmbëza e çelësit është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur
lëshohet.
► Fig.1: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i zhbllokimit
Për modelin 6411
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta ndaluar.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e
çelësit, shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni
këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokimit, tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit dhe
pastaj lëshojeni.
Për modelin 6412, 6413
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e
çelësit, shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni
këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokimit, tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit dhe
pastaj lëshojeni.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Për modelin 6412, 6413
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
KUJDES:
rrotullimit përpara përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit
KUJDES:
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
► Fig.2: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizeni shulin e çelësit të ndryshimit në
pozicionin (ana A) për rrotullim në drejtim orar ose në
pozicionin (ana B) për rrotullim kundërorar.
10 SHQIP
Përpara se ta vendosni

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

64126413

Table of Contents