Makita BO4900V Instruction Manual page 15

Finishing sander
Hide thumbs Also See for BO4900V:
Table of Contents

Advertisement

PËRDORIMI
KUJDES:
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa letrën
abrazive. Kështu mund të dëmtoni seriozisht pllakën.
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në
vegël. Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë letrën abrazive ose
të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Mbajtësja e përparme është e llojit me vidhosje.
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja e përparme
është shtrënguar mirë përpara përdorimit.
Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë
e plotë. Më pas vendoseni veglën me ngadalë në
sipërfaqen e materialit. Mbajeni bazën ngjitur me
materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi vegël.
► Fig.15
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e karbonçinave
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer
nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s, duke
përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Letër abrazive (me vrima të shpuara paraprakisht)
Letër abrazive (pa vrima të shpuara paraprakisht)
Letër abrazive me sistem me kapje
Bashkuesi
Qesja e pluhurit dhe hundëza e pluhurit
Qese pluhuri prej letre
Mbajtësi i qeses së pluhurit prej letre
Qese e pluhurit
Pllakë perforimi
Pllaka (Për përdorim me llojin e letrën abrazive me
sistem me kapje)
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo4900Bo4901

Table of Contents