Makita BO4900V Instruction Manual page 14

Finishing sander
Hide thumbs Also See for BO4900V:
Table of Contents

Advertisement

Instalimi ose heqja e letrës abrazive.
Për letër abrazive të tipit
konvencional me vrima të shpuara
paraprakisht (pajisje standarde):
Rrotullojeni levën shtrënguese në drejtim kundërorar.
Futeni skajin fundor të letrës në morsë duke i radhitur
vrimat e letrës me ato që ndodhen në pllakë. Më pas
rikthejeni levën shtrënguese në pozicionin fillestar për
të fiksuar letrën. Përsërisni të njëjtin proces për skajin
tjetër të veglës duke ruajtur tendosjen e duhur të letrës.
► Fig.2: 1. Leva mbërthyese 2. Letra abrazive e
tipit konvencional me vrima të shpuara
paraprakisht 3. Pllaka për letrën abrazive të
tipit konvencional
Për letrën abrazive të tipit
konvencional pa vrima të shpuara
paraprakisht (aksesor):
Rrotullojeni levën shtrënguese në drejtim kundërorar.
Fusni fundin e letrës në shtrëngues, duke i vendosur
skajet e letrës drejt dhe paralel me anët e bazës. Më
pas riktheni levën shtrënguese në pozicionin fillestar
për të siguruar letrën. Përsërisni të njëjtin proces për
skajin tjetër të veglës duke ruajtur tendosjen e duhur të
letrës.
Vendoseni pllakën e perforimit (aksesor opsional) mbi
letër me qëllim që pllaka e perforimit të jetë ngjitur me
anët e pllakës. Më pas shtypni pllakën e perforimit për
të bërë vrima në letër.
► Fig.3: 1. Pllakë perforimi 2. Letra abrazive e
tipit konvencional pa vrima të shpuara
paraprakisht
Për llojin e letrës smerile me kapje
me vrima të shpuara paraprakisht
(aksesor):
Hiqni gjithë pluhurin ose materialet e huaja nga pllaka.
Vendosni letrën në pllakë duke bashkërenditur vrimat
në letër me ato në pllakë.
► Fig.4: 1. Letra abrazive me sistem me kapje me
vrima të shpuara paraprakisht 2. Pllaka për
letrën abrazive me sistem me kapje
KUJDES:
Kurrë mos përdorni letër smerile të ndjeshme
ndaj trysnisë.
Vetëm për BO4901
► Fig.5: 1. Bllok 2. Vidat 3. Kaçavida
SHËNIM:
Për të përdorur letrën abrazive me sistem me
kapje, fillimisht zëvendësoni pllakën. Hiqni
pllakën nga vegla me kaçavidë për letrën
abrazive të tipit konvencional.
Vendosni pllakën mbi vegël për letrën abrazive
me sistem me kapje (aksesor opsional).
Shtrëngoni mirë vidat për të siguruar pllakën.
Instalimi i qeses së pluhurit prej
letre (aksesor)
Vetëm për BO4900, BO4900V
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e
qeses së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar
nga lart. Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre
të pluhurit në kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të
pluhurit.
► Fig.6: 1. Brazda 2. Kartoni për rregullimin e pjesës
së përparme 3. Qese pluhuri prej letre
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
► Fig.7: 1. Grremçat 2. Pjesa e sipërme
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
► Fig.8: 1. Udhëzuesi 2. Dhëmbëza
► Fig.9
Vendosja e qeses së pluhurit
(aksesor)
Vetëm për BO4900, BO4900V
Vendoseni qesen e pluhurit mbi vegël në mënyrë
që shigjeta me "UP" (Lart) të treguar në hundëzën e
pluhurit të jetë me drejtim lart.
► Fig.10
Boshatisja e qeses së pluhurit
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë plot, fikeni
veglën dhe hiqeni nga priza. Mbajeni veglën dhe hiqni
qesen e pluhurit nga hundëza e pluhurit ndërkohë që
shtypni butonin e shtypjes.
► Fig.11: 1. Butoni i shtypjes
► Fig.12: 1. Hundëza e pluhurit 2. Grepi 3. Qese e
pluhurit 4. Butoni i shtypjes
Pasi të keni boshatisur qesen e pluhurit, fusni kanxhën
mbi hundëzën e pluhurit brenda në vrimën drejtkëndore
në njërin krah të skeletit të qeses së pluhurit derisa të
lëshojë tingullin e hyrjes në vend në butonin e shtypjes.
► Fig.13
Lidhja me fshesën me korrent
► Fig.14
Kur dëshironi të kryeni pastrim më të mirë, lidhni një
fshesë me korrent me veglën tuaj. Më pas lidhni një
fshesë me korrent me hundëzën e pluhurit.
14 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo4900Bo4901

Table of Contents