Download Print this page

Makita PDC1500 Instruction Manual page 231

Portable power pack
Hide thumbs Also See for PDC1500:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që njësia të
jetë e fikur përpara se të bëni ndonjë punë mbi
njësinë.
Montimi i njësisë
1.
Futni pllakën e bazës në pllakën e pajimeve të
krahut.
► Fig.7: 1. Pllaka e pajimeve të krahut 2. Pllaka e
bazës
2.
Përcaktojeni pozicionin e pllakës së bazës sipas
gjatësisë suaj duke iu referuar tabelës.
► Fig.8
Zgjidhni një numër në pllakën e bazës sipas gjatësisë
suaj duke iu referuar tabelës më poshtë.
Numri në pllakën e bazës
7
6
5
4
3
2
1
3.
Rrëshqiteni pllakën e bazës në pozicionin e
dëshiruar duke shtypur levën, dhe më pas lirojeni levën
për të fiksuar pllakën e bazës.
► Fig.9: 1. Leva
4.
Bashkojeni baterinë me grupin e pajimeve të
krahut siç tregohet në figurë.
► Fig.10: 1. Bateria
KUJDES:
Tregohuni të kujdesshëm të mos
kapni gishtat mes baterisë dhe grupit të pajimeve
të krahut kur vendosni baterinë.
KUJDES:
Sigurohuni që bateria të fiksohet
mirë me grupin e pajimeve të krahut. Përndryshe
bateria mund të bjerë ndërsa vendosni ose përdorni
njësinë dhe të shkaktojë lëndim. Nëse shikoni
treguesin e kuq siç tregohet në figurë, bateria nuk
është e bllokuar plotësisht.
► Fig.11: 1. Treguesi i kuq
KUJDES:
Kur hiqni baterinë, shtypni butonin
e bllokimit ndërkohë që mbani dorezën fort.
► Fig.12: 1. Doreza 2. Butoni i bllokimit
Bashkoni xhepin e përshtatësve me rripin e mesit me
grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet në
figurë.
► Fig.13: 1. Xhepi i përshtatësve
SHËNIM: Xhepi i përshtatësve mund të bashkohet në
anën e majtë ose të djathtë të rripit të mesit.
Gjatësia
185 cm ose më shumë
180 - 190 cm
175 - 185 cm
170 - 180 cm
165 - 175 cm
160 - 170 cm
Deri në 165 cm
231 SHQIP
PËRDORIMI
KUJDES:
Kur e vishni njësinë, sigurohuni që
ta vendosni rripin e krahut në të dyja shpatullat.
Ndryshe, njësia mund të bjerë ndërsa vishni njësinë
ose përdorni njësinë dhe të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Kur e vishni njësinë, sigurohuni që
ta vishni njësinë në kurriz. Përndryshe, njësia mund
të bjerë gjatë përdorimit dhe të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Gjithmonë fikeni veglën ose
makinerinë përpara se të ndizni njësinë ose të
lidhni fishën e përshtatësit ose veglën/makinerinë
elektrike me folenë e baterisë. Përndryshe,
vegla ose makineria mund të ndizen papritur duke
shkaktuar lëndime.
SHËNIM: Përshtatësi për 18 V nuk është i
disponueshëm për këtë njësi.
Përdorimi i mbajtësve të kordonit
Bashkojeni kordonin e baterisë duke përdorur mbajtësit
e kordonit të grupit të pajimeve të krahut.
► Fig.14: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin e baterisë mund ta bashkoni me mbajtësit e
kordonit siç tregohet në figurë.
► Fig.15: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin e baterisë mund ta bashkoni gjithashtu duke
përdorur vetëm mbajtësin e kordonit të rripit të mesit siç
tregohet në figurë.
► Fig.16: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin e baterisë mund ta bashkoni gjithashtu me
mbajtësit e kordonit siç tregohet në figurë.
► Fig.17: 1. Mbajtësi i kordonit
KUJDES:
Sigurohuni që të bashkoni kordonin
me rripin e krahut vetëm në anën e majtë ose
anën e djathtë në mënyrë që kordoni të mos
kryqëzohet me rripin e krahut.
► Fig.18
KUJDES:
Bashkoni vetëm kordonin e baterisë
me mbajtësit e kordonit. Mos e bashkoni kordonin
e përshtatësve ose veglën/makinerinë elektrike
me mbajtësit e kordonit. Bashkimi i kordonit të
përshtatësve ose veglës/makinerisë elektrike mund
të përbëjë shkak për aksident dhe mund të shkaktojë
lëndim.
► Fig.19
► Fig.20

Advertisement

loading