Makita GA040G Instruction Manual page 49

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for GA040G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht
me shpejtësi të vogël për një kohë të gjatë,
motori do të mbingarkohet, duke shkaktuar
keqfunksionimin e veglës.
VINI RE:
Disku rregullues i shpejtësisë mund
të kthehet vetëm deri në 5 dhe sërish në 1.
Mos ushtroni forcë pas 5 ose 1, ose funksioni
i rregullimit të shpejtësisë mund të mos
funksionojë më.
Freni elektrik
Freni elektrik aktivizohet pas fikjes së veglës.
Freni nuk funksionon kur nuk ka furnizim me energji,
p.sh. kur bateria hiqet aksidentalisht, me çelësin ende
të aktivizuar.
Nëse vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me
shpejtësi pas fikjes së çelësit, dërgojeni veglën për
shërbim te një qendër shërbimi Makita.
Funksioni elektronik
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Kur instaloni kutinë e baterisë ndërkohë që çelësi është
në pozicionin NDEZUR, vegla nuk ndizet.
Për të ndezur veglën, fikeni çelësin dhe ndizeni sërish.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit
aktiv
Vegla dikton elektronikisht situatat kur disku apo
aksesori mund të kenë rrezik të lidhen. Në raste të tilla,
vegla fiket automatikisht për të evituar rrotullimin e
mëtejshëm të boshtit (nuk parandalon zmbrapsjen).
Për ta rindezur veglën, fikeni përpara, eliminoni
shkakun e rënies së beftë të shpejtësisë së rrotullimit
dhe ndizeni veglën.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë
ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
► Fig.6
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së
diskut
PARALAJMËRIM:
qendër të shtypur, disk me kënd ose furçë disku
me tela, mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet
në vegël në mënyrë të tillë që ana e mbyllur
e mbrojtëses të jetë gjithmonë e drejtuar nga
përdoruesi.
PARALAJMËRIM:
e diskut të jetë bllokuar në mënyrë të sigurt
me levën e bllokimit me një prej vrimave të
mbrojtëses së diskut.
PARALAJMËRIM:
prerës / diamanti, sigurohuni të përdorni vetëm
mbrojtësen e posaçme të diskut të projektuar për
përdorim me disqe prerëse.
Për disk me qendër të shtypur, disk
me kënd, furçë disku me tela / disk
prerës smerilues, disk diamanti
1.
Gjatë shtyrjes së levës së çelësit, montojeni
mbrojtësen e diskut me pjesët e dala të mbrojtëses
së diskut të bashkërenditura me dhëmbëzat në kutinë
mbajtëse.
► Fig.7: 1. Leva e bllokimit 2. Dhëmbëza 3. Pjesa e
dalë
2.
Gjatë shtyrjes së levës së bllokimit drejt A, mbani
shtypur pjesët B të mbrojtëses së diskut, siç tregohet në
figurë.
► Fig.8: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Vrima
SHËNIM: Shtyjeni poshtë mbrojtësen e diskut drejt.
Ndryshe, nuk mund ta shtyni plotësisht mbrojtësen
e diskut.
3.
Gjatë shtyrjes së levës së bllokimit drejt A,
rrotulloni mbrojtësen e diskut drejt C dhe më pas,
ndryshoni këndin e mbrojtëses së diskut sipas procesit
të punës, për mbrojtjen e operatorit. Bashkërenditni
levën e bllokimit me një nga vrimat në mbrojtësen e
diskut dhe më pas lironi levën e bllokimit për të bllokuar
mbrojtësen e diskut.
► Fig.9: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Vrima
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjelltë të instalimit.
Instalimi i diskut me qendër të
shtypur ose i diskut me kënd
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
qendër të shtypur ose disk me kënd, mbrojtësja
e diskut duhet të përshtatet në vegël në mënyrë
të tillë që ana e mbyllur e mbrojtëses të tregojë
gjithnjë nga përdoruesi.
► Fig.10: 1. Disk me qendër të shtypur 2. Mbrojtësja
e diskut
49 SHQIP
Kur përdorni disk me
Sigurohuni që mbrojtësja
Kur përdorni disk smeril
Kur përdorni një disk me

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga039gGa041gGa041gm201

Table of Contents