Makita BAC01 Instruction Manual page 147

Power converter
Hide thumbs Also See for BAC01:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Mbajeni fort konvertuesin e
energjisë dhe burimin e energjisë kur instaloni
ose hiqni burimin e energjisë. Përndryshe ato
mund t'ju rrëshqasin nga duart dhe të rezultojnë në
plagosje ose dëmtim të konvertuesit të energjisë dhe
burimit të energjisë.
KUJDES:
Para se ta vini në punë, sigurohuni
që kordoni i energjisë është vendosur siç duhet
dhe që priza është futur në spinë deri në fund.
Montimi i burimit të energjisë
Për PDC1200
Lidheni burimin e energjisë te konvertuesi i energjisë siç
tregohet në figurë.
KUJDES:
Sigurohuni që burimi i energjisë
është instaluar në mënyrë të sigurt te konvertuesi
i energjisë. Përndryshe mund të bjerë padashur nga
konvertuesi i energjisë dhe t'ju shkaktojë dëmtime
juve ose dikujt pranë. Nëse mund ta shihni treguesin
e kuq siç tregohet në figurë, burimi i energjisë nuk
është kyçur komplet.
► Fig.2: 1. Treguesi i kuq
Kur e hiqni burimin e energjisë, ngrijeni burimin e
energjisë lart ndërsa shtypni poshtë butonin e bllokimit.
► Fig.3: 1. Butoni i bllokimit
Për PDC01
Lidheni burimin e energjisë te konvertuesi i energjisë siç
tregohet në figurë.
► Fig.4
Për ta hequr burimin e energjisë, ndiqni hapat e
instalimit sipas radhës së kundërt.
Lidhja e burimit të energjisë
1.
Hapni kapakun e spinës.
2.
Afroni shenjën e shigjetës në prizë me atë të
konvertuesit të energjisë, dhe futeni prizën në spinë deri
në fund.
► Fig.5: 1. Kapaku 2. Spina (hyrje) 3. Priza 4. Shenja
e shigjetës
VINI RE:
Mos e futni prizën me forcë. Nëse priza
nuk futet lehtë, nuk po e futni siç duhet.
VINI RE:
Kur e hiqni nga priza, mos kapni
kordonët, por kapni prizën. Përndryshe kordonët
mund të dëmtohen dhe të shkaktojnë keqfunksionim.
VINI RE:
Mbylleni mirë gjithnjë kapakun e spinës
kur nuk është lidhur burimi i energjisë. Përndryshe
mund të futen objekte të huaja te konvertuesi i
energjisë dhe të shkaktojnë keqfunksionim.
Xhepi i kordonit
Mund ta vendosni kordonin te xhepi i kordonit siç
tregohet në figurë.
► Fig.6
Instalimi i MAKPAC
Aksesor opsional
Konvertuesi i energjisë mund të lidhet sipër ose poshtë
MAKPAC siç tregohet në figurë.
► Fig.7
KUJDES:
Sigurohuni që konvertuesi i
energjisë të fiksohet mirë te MAKPAC me katër
kapëset. Përndryshe mund të rrëzohet aksidentalisht
dhe të shkaktojë dëmtime fizike.
PËRDORIMI
► Fig.8: 1. Butoni i energjisë
1.
Shtypni butonin e energjisë te burimi i energjisë
për ta ndezur.
2.
Lidheni pajisjen me daljen e përshtatshme.
Kur përdorni daljen AC, zgjidhni frekuencën e
përshtatshme duke shtypur dhe mbajtur shtypur butonin
e ndryshimit të frekuencës.
SHËNIM: Frekuenca mund të zgjidhet vetëm kur
ndalon dalja AC.
SHËNIM: Frekuenca e vendosur ruhet në memorie.
Herës tjetër, konvertuesi i energjisë do të ndizet me të
njëjtin konfigurim.
3.
Shtypni butonin e daljes që doni të përdorni.
Konvertuesi i energjisë fillon daljen dhe butoni i daljes
që është në punë ndizet.
4.
Shtypni përsëri butonin e daljes për të ndaluar.
5.
Shtypni butonin e energjisë te burimi i energjisë
për ta fikur.
VINI RE:
Mund të mos keni mundësi ta përdorni
pajisjen që kërkon sasi të madhe energjie
për ta ndezur edhe nëse dalja e energjisë së
konvertuesit të energjisë mbahet brenda normës
nominale të energjisë.
VINI RE:
Konvertuesi i energjisë mund të mos i
furnizojë me energji disa pajisje me USB.
VINI RE:
Para se ta lidhni pajisjen me USB te
konvertuesi i energjisë, krijoni gjithmonë kopje
rezervë të të dhënave që gjenden në pajisjen me
USB.
VINI RE:
Nuk mund ta karikoni burimin e
energjisë me konvertuesin e energjisë duke
përdorur bateri portative që gjenden në treg.
147 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents