Makita DUB187 Instruction Manual page 27

Cordless blower vacuum
Hide thumbs Also See for DUB187:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë makinerinë dhe i lejon asaj
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjithë hapat
e mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur makineria ka
arritur në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të
punës.
1.
Fikeni makinerinë dhe pastaj rindizeni për të
rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni makinerinë dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
VINI RE:
Nëse pajisja ndalon për një shkak që
nuk është përshkruar më lart, referojuni seksionit
për ndreqjen e problemeve.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në makineri, kontrolloni
gjithmonë për të parë nëse këmbëza e çelësit të
aktivizohet siç duhet dhe të kthehet në pozicionin
fikur kur lëshohet.
► Fig.9: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur makinerinë, thjesht tërhiqni këmbëzën
e çelësit. Shpejtësia rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta
ndaluar.
SHËNIM: Nëse e montoni kutinë e baterisë ndërkohë
që tërhiqni këmbëzën e çelësit, makineria nuk ndizet.
Për ta ndezur makinerinë, lëshoni fillimisht këmbëzën
e çelësit, kthejeni plotësisht levën e komandimit dhe
pastaj tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë i bën të mundur
përdoruesit të ruajë një shpejtësi konstante pa qenë
nevoja të tërheqë këmbëzën. Për të rritur shpejtësinë,
kthejeni levën e komandimit për përpara. Për të ulur
shpejtësinë, kthejeni levën e komandimit për mbrapa.
► Fig.10: 1. Leva e komandimit
Ndryshimi i përdorimit
Mund ta ndryshoni përdorimin me fryrje dhe përdorimin
me thithje duke përdorur levën e ndryshimit. Për ta
përdorur makinerinë për përdorimin me fryrje, tërhiqeni
levën poshtë plotësisht. Për ta përdorur makinerinë për
përdorimin me thithje, tërhiqeni levën lart plotësisht.
► Fig.11: 1. Leva e ndryshimit
VINI RE:
Nëse thithni një sasi të madhe pluhuri,
si rërë, ndryshimi i levës së ndryshimit mund të
bëhet i rëndë për shkak të pluhurit. Në këtë rast,
fikeni makinerinë dhe lëvizeni levën e ndryshimit
dy ose tre herë për të larguar pluhurin.
Përpara se të vendosni
PËRDORIMI
Kur kryeni përdorim me fryrje
KUJDES:
ose thithje, sigurohuni që të vendosni qesen e
pluhurit në makineri.
KUJDES:
Mos e vendosni makinerinë përtokë
kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur
nga vrima thithëse dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Para se ta vini në punë makinerinë, rregulloni gjatësinë e
rripit të supit në një pozicion të rehatshëm për punën tuaj.
Përdorimi i fryrëses
Mbajeni makinerinë fort dhe kryejeni përdorimin me
fryrje duke e lëvizur ngadalë. Kur kryeni fryrje rreth një
ndërtese, një guri të madh ose një automjeti, mos e
drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni punë nëpër kënde,
nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni në zonën e gjerë.
► Fig.12
Përdorimi si fshesë me korrent
Kontrolloni shpesh qesen e pluhurit
KUJDES:
për konsumim ose vjetërsim.
KUJDES:
Fikeni gjithnjë makinerinë para se të
hiqni ose vendosni qesen e pluhurit.
KUJDES:
Përpara se të vini në punë
makinerinë, sigurohuni që të keni shtrënguar
shtrënguesin e qeses së pluhurit.
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të hapni ose të shtrëngoni
shtrënguesin e qeses së pluhurit.
VINI RE:
Mos lejoni që makineria të thithë
materiale të lagura, siç janë gjethet e lagura dhe
materialet e huaja siç janë copëzat e mëdha të
drurit, metalet, xhamat, gurët e vegjël, etj. Në të
kundërt, mund të ndodhë keqfunksionim.
Zbrazeni qesen e pluhurit përpara
VINI RE:
se të mbushet. Në të kundërt, mund të ndodhë
keqfunksionim.
Mbajeni makinerinë me një dorë. Gjatë përdorimit të makinerisë,
kalibroni këmbëzën e çelësit në mënyrë të tillë që forca e thithjes
të jetë e përshtatshme për vendin dhe kushtet e punës.
► Fig.13
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të përpiqeni të kryeni kontroll apo
mirëmbajtje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
27 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents