Makita DUB187 Instruction Manual page 26

Cordless blower vacuum
Hide thumbs Also See for DUB187:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vendosja e rripit të krahut
Kur e përdorni makinerinë në kombinim
KUJDES:
me furnizimin me energji të llojit çantë shpine si p.sh.
paketë elektrike portative, mos përdorni rripat e krahut
të përfshirë në paketën e makinerisë, por përdorni
rripin e varjes të rekomanduar nga Makita.
Nëse vendosni rripat e krahut të përfshirë në paketën e
makinerisë dhe rripat e krahut të furnizimit me energji
të llojit çantë shpine njëkohësisht, heqja e makinerisë
ose e furnizimit me energji të llojit çantë shpine është
e vështirë në rast emergjence dhe mund të shkaktojë
aksident ose lëndim. Për rripin e rekomanduar të varjes,
pyesni Qendrën e Shërbimit të Autorizuar të Makita.
KUJDES:
Sigurohuni t'i vendosni grepat e rripit të
krahut në mënyrë të sigurt në makineri. Nëse grepat nuk
vendosen plotësisht, mund të dalin dhe të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Sigurohuni që të përdorni rripin
e krahut të dedikuar për këtë vegël. Përdorimi i
rripave të tjerë të krahut mund të shkaktojë lëndim.
Vendoseni grepin e rripit të supit në makineri siç
tregohet në figurë.
► Fig.6: 1. Grepi
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionin e makinerisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga makineria
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
► Fig.7: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga
makineria teksa rrëshqisni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.8: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë. Makineria do të ndalojë
automatikisht gjatë punës nëse makineria ose bateria
janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur makineria ose bateria vihet në punë në një
mënyrë që e bën atë të tërheqë një korrent më të
lartë nga normalja, makineri ndalon automatikisht. Në
këtë situatë, fikeni makinerinë dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën. Pastaj ndizeni makinerinë për
ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria ose bateria mbinxehet, makineria
ndalon automatikisht. Në këtë rast, lëreni makinerinë
dhe baterinë të ftohen përpara se ta ndizni sërish
makinerinë.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm,
makineria ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni
baterinë nga makineria dhe karikojeni.
26 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents