Makita VC009G Instruction Manual page 55

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Hapni kapakun dhe nxirrni qesen e filtrit. Lirojeni grepin
në filtrin HEPA dhe hiqeni nga trupi i fshesës me korrent.
► Fig.49
2.
Nxirreni pluhurin nga filtri HEPA duke e shkundur. Filtri
HEPA mund të lahet me ujë. Shpëlani pluhurin dhe grimcat
në filtrin HEPA çdo 1 ose 2 muaj. Pas kësaj, thajeni plotësisht
filtrin HEPA në një vend në hije dhe të ajrosur mirë për të
parandaluar aromat e pakëndshme ose keqfunksionimin.
3.
Për ta montuar filtrin HEPA, vendoseni anën pa
kapëse në mbajtëse dhe më pas shtyjeni filtrin HEPA
poshtë derisa kapësja të fiksohet mirë nga pjesa e dalë.
► Fig.50: 1. Mbajtësja 2. Filtri HEPA 3. Pjesa e dalë
4. Fleta
Pastrimi i qeses së pluhurit
Pastrojeni rregullisht qesen e pluhurit me sapun dhe
ujë. Kthejeni qesen e pluhurit nga ana tjetër dhe hiqni
pluhurin e ngjitur. Lajeni me delikatesë me dorë dhe
shpëlajeni mirë me ujë. Thajeni plotësisht përpara se të
montoni fshesën.
► Fig.51
VINI RE:
Qeset e lagura të pluhurit ulin rendimentin
e fshirjes si edhe jetëgjatësinë e motorit.
Aksesori Cyclone
Aksesor opsional
SHËNIM: Kur përdorni aksesorin Cyclone me këtë
pajisje, nevojitet edhe tubi i lakuar.
► Fig.52: 1. Aksesori Cyclone
Rreth aksesorit Cyclone
Përdorimi i fshesës me aksesorin Cyclone të vendosur
redukton sasinë e pluhurit që hyn në qesen e pluhurit,
gjë që ndihmon në parandalimin e dobësimit të forcës
së thithjes. Gjithashtu, edhe pastrimi pas përdorimit
është i thjeshtë.
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël. Nëse
kutia e baterisë lihet e futur, fshesa mund të niset
papritur dhe të rezultojë në lëndim.
KUJDES:
Pastroni filtrin prej rrjete të
aksesorit Cyclone dhe qesen e pluhurit të njësisë
së fshesës kur ato bllokohen. Vazhdimi i përdorimit
në gjendje të bllokuar mund të rezultojë në nxehje
ose tym.
VINI RE:
Kur aksesori Cyclone është i vendosur,
mos e përdorni aksesorin Cyclone në pozicion
horizontal ose lart. Nëse veproni kështu mund të
bëni që filtri prej rrjete të bllokohet.
VINI RE:
Gjithmonë përdoreni fshesën me
qesen e pluhurit të vendosur, edhe kur përdorni
aksesorin Cyclone. Përdorimi i fshesës pa qesen
e pluhurit mund të rezultojë në keqfunksionim të
motorit.
SHËNIM: Kontrolloni që aksesori Cyclone, fshesa
dhe tubi i drejtë të jenë kyçur mirë përpara përdorimit.
SHËNIM: Zbrazeni kutinë e pluhurit të aksesorit
Cyclone dhe qesen e pluhurit të fshesës kur është
grumbulluar pluhur. Vazhdimi i përdorimit do të
rezultojë në forcë të dobësuar thithjeje.
SHËNIM: Ju mund ta përdorni aksesorin Cyclone me
ose pa funksionin e kyçjes.
SHËNIM: Për të vendosur ose hequr aksesorin
Cyclone, referojuni seksionit "Përdorimi si fshesë".
Flakja e pluhurit
Kur është grumbulluar pluhur deri në vijën plot të kutisë
së pluhurit, ndiqni procedurën më poshtë dhe hidheni
pluhurin.
1.
Mbajeni kutinë e pluhurit fort, shtypni dhe mbani
shtypur dy butonat, dhe hiqni kutinë e pluhurit.
► Fig.53: 1. Vija plot 2. Kutia e pluhurit 3. Butoni (dy
vendndodhje) 4. Filtri rrjetë
2.
Hidheni pluhurin brenda kutisë së pluhurit dhe
hiqni çdo pluhur të ngjitur në sipërfaqen e filtrit rrjetë.
3.
Futeni kutinë e pluhurit deri në fund derisa dy
butonat të kyçen në vend me një kërcitje të lehtë.
► Fig.54: 1. Kutia e pluhurit 2. Butoni (dy
vendndodhje)
SHËNIM: Kontrolloni që aksesori Cyclone, fshesa
dhe tubi i drejtë të jenë kyçur mirë përpara rinisjes së
përdorimit.
SHËNIM: Nëse forca e thithjes nuk rikuperohet
pas hedhjes së pluhurit dhe pastrimit të filtrit
rrjetë, kontrolloni nëse në qesen e pluhurit është
grumbulluar pluhur nga fshesa ose nëse ka bllokim.
Pastrimi
Kur kutia e pluhurit ndotet ose filtri rrjetë bllokohet, hiqini
dhe lajini ato me ujë. (Referojuni "Flakja e pluhurit" për
procedurën e heqjes.)
Thajini pjesët plotësisht përpara rivendosjes dhe
përdorimit.
► Fig.55: 1. Kutia e pluhurit 2. Filtri rrjetë
Kur filtri rrjetë ndotet shumë, pastrojeni atë sipas
procedurave të mëposhtme.
1.
Rrotullojeni filtrin rrjetë në drejtim të kundër të
akrepave të orës dhe hiqeni derisa grepat të shkyçen.
► Fig.56: 1. Filtri rrjetë 2. Grepi
2.
Hiqeni pluhurin nga filtri rrjetë dhe më pas lajeni
me ujë. Pas kësaj, thajeni plotësisht.
3.
Futeni filtrin rrjetë në bazë duke pasur grepat të
bashkërenditur me portën. Rrotullojeni filtrin rrjetë në
drejtim të akrepave të orës derisa grepat të kyçen me
një kërcitje të lehtë. Sigurohuni që filtri rrjetë të jetë
vendosur mirë.
► Fig.57: 1. Filtri rrjetë 2. Grepi 3. Porta
55 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc009gz01

Table of Contents