Makita DUC307 Instruction Manual page 43

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC307:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Kur sharra me zinxhir përdoret për herë
të parë, mund të duhen rreth dy minuta që vaji i
sharrës me zinxhir të nisë efektin e tij lubrifikues
në mekanizmat e sharrës. Vëreni sharrën në punë
pa ngarkesë derisa lubrifikimi të nisë.
VINI RE:
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
VINI RE:
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
VINI RE:
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
grimca apo vaj që avullon.
VINI RE:
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
Vaji mineral i dëmton pemët.
VINI RE:
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni sasinë e vajit të mbetur
në depozitën e vajit në mënyrë periodike përmes
dritares së kontrollit të vajit.
► Fig.20: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Dritarja e
kontrollit të vajit
Për të mbushur vajin, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1.
Pastrojeni mirë zonën rreth kapakut të depozitës
së vajit për të parandaluar hyrjen e pluhurit në
depozitën e vajit.
2.
Vendoseni sharrën anash dhe hiqni kapakun e
depozitës së vajit.
3.
Mbusheni depozitën e vajit me vaj. Sasia e duhur
e vajit është 150 ml.
4.
Vëreni sërish në vend kapakun e depozitës së
vajit dhe shtrëngojeni fort.
5.
Fshini me kujdes vajin e zinxhirit që mund të
derdhet.
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të hiqet kapaku i
depozitës së vajit, futni kaçavidën me fole në të çarën
e kapakut të depozitës së vajit dhe më pas hiqeni
kapakun e depozitës së vajit duke e rrotulluar në
drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.21: 1. E çara 2. Kaçavidë e sheshtë
Pas rimbushjes, mbajeni sharrën me zinxhir larg nga
pema. Filloni dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të
sharrës të jetë i përshtatshëm.
► Fig.22
Puna me sharrën me zinxhir
KUJDES:
Personi që e përdor për herë të
parë, duhet të presë kërcunj mbi këmbalec druri
ose tavolinë, si praktikë për fillestarë.
KUJDES:
Kur sharroni lëndë drusore të prerë më
parë, përdorni një mbështetëse të sigurt (këmbalec druri
ose tavolinë). Mos e mbështesni drurin që pritet me
këmbë dhe mos lejoni askënd që ta mbajë apo ta fiksojë.
KUJDES:
Mbajini fort pjesët rrumbullake që të
mos rrotullohen.
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është duke punuar.
KUJDES:
Mbajeni sharrën me zinxhir fort me
të dyja duart ndërsa motori është duke punuar.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
Prekeni cepin e poshtëm të trupit të sharrës me zinxhir me
degën që do të pritet para se ta ndizni. Në të kundërt mund
të shkaktojë lëkundjen e shufrës udhëzuese, duke shkaktuar
lëndim të operatorit. Sharrojeni drurin që do të pritet thjesht duke
e lëvizur poshtë duke përdorur peshën e sharrës me zinxhir.
► Fig.23
Nëse nuk mund të prisni lëndë drusore me një goditje:
Ushtroni presion të lehtë në dorezë dhe vazhdoni të sharroni dhe
tërhiqeni pak prapa sharrën me zinxhir; pastaj vendoseni dhëmbëzimin
pak më poshtë dhe mbarojeni prerjen duke ngritur dorezën.
► Fig.24
Prerja e trupave të pemëve
1.
Vendoseni cepin e poshtëm të trupit të sharrës me
zinxhir mbi drurin që do të pritet.
► Fig.25
2.
Me zinxhirin e sharrës të ndezur, sharroni drurin
duke përdorur ndërkohë dorezën e pasme për të
peshuar sharrën dhe atë të përparme për ta drejtuar.
Përdorni amortizatorin me maja si aks.
3.
Vazhdoni të prisni duke ushtruar presion të lehtë në
dorezën e përparme, duke e tërhequr ngadalë sharrën
nga pas. Shtyjeni amortizatorin me maja edhe më tepër
në lëndën e drurit dhe ngrini sërish dorezën e përparme.
VINI RE:
Kur bëni disa prerje, fikeni sharrën me
zinxhir pas çdo prerjeje.
KUJDES:
Nëse skaji i sipërm i shufrës përdoret për
prerje, sharra me zinxhirë mund të mënjanohet në drejtimin
tuaj nëse zinxhiri ngec. Për këtë arsye, prisni me skajin e
poshtëm, në mënyrë që sharra të mënjanohet larg trupit tuaj.
► Fig.26
Kur prisni dru që është i tendosur, priteni në fillim anën
e trysnisë (A). Më pas bëni prerjen përfundimtare në
anën e tendosur (B). Kjo nuk lejon që shufra të ngecë.
► Fig.27
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc357Duc407

Table of Contents