Makita VC002GL Instruction Manual page 45

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC002GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos ushtroni trysni të madhe te
VINI RE:
depozita. Ushtrimi i trysnisë së madhe mund të
deformojë dhe dëmtojë pjesët.
Zbrazni depozitën të paktën një herë në
VINI RE:
ditë, edhe pse kjo varet nga vëllimi i pluhurit të
mbledhur në depozitë. Përndryshe, forca thithëse
do të dobësohet dhe motori mund të prishet.
Kur zbrazni depozitën mos e kapni nga
VINI RE:
grepat apo kapëset. Kapja nga grepat apo kapëset
mund t'i bëjë të thyhen.
Lirojini kapëset e fiksimit dhe ngrijeni njësinë kryesore
duke e hequr nga depozita.
Shkundni pluhurin nga parafiltri përpara se ta ngrini
filtrin për ta hequr nga depozita.
Në vijim hiqeni qesen e politetilenit nga depozita, duke
e mbyllur hapjen e qeses me dorë.
► Fig.15: 1. Qese polietileni 2. Depozita
SHËNIM: Nxirreni qesen e polietilenit me kujdes nga
depozita që të mos gërvishtet dhe griset nga skajet
brenda depozitës.
SHËNIM: Zbrazeni qesen e polietilenit përpara se të
mbushet. Pluhuri i tepërt në depozitë mund të grisë
qesen e polietilenit.
Vendosja e multigrepit
Përdoreni multigrepin për të mbajtur në vend zorrën,
aksesorët dhe pjesët që nuk janë në përdorim, dhe që
të mund t'i nxirrni jashtë sipas preferencave.
► Fig.16
Vendoseni multigrepin mbi bazën e montimit mbrapa
fshesës, duke i caktuar shinat në multigrep përgjatë
kanaleve në bazën e montimit.
► Fig.17: 1. Multigrepi 2. Baza e montimit
Instalimi i adaptorit MAKPAC
Aksesorë opsionalë
Kasat ruajtëse me lidhje dhe stivim MAKPAC mund të
vendosen mbi fshesë me një adaptor opsional. Kasat
ofrohen në shumë madhësi dhe stile për t'iu përshtatur
preferencave tuaja.
Vendoseni grepin e bazës së montimit mbi dorezën e
fshesës me sipërfaqen e saj të montimit me drejtim për
lart kur doreza të jetë e palosur në pozicionin mbyllur.
► Fig.18: 1. Grepi i bazës së montimit 2. Sipërfaqja e
montimit 3. Doreza
Montojeni adaptorin MAKPAC në grepin e bazës së
montimit dhe sigurojini së bashku me katër vidat e
dhëna.
► Fig.19: 1. Adaptori MAKPAC 2. Grepi i bazës së
montimit 3. Vida
Ngrijeni shufrën e shtytjes lart dhe shtrëngoni dorezën
për t'u përgatitur për instalimin e kasave MAKPAC në
fshesë.
► Fig.20: 1. Shufra e shtytjes 2. Çelësi rrotullues
SHËNIM: Për detaje mbi instalimin e kasave
MAKPAC, shihni udhëzimet e ofruara me adaptorin
dhe kasat MAKPAC.
Vendosja e zorrës
Mos e përkulni ose shtypni tubin me
VINI RE:
forcë. Mos e lëvizni kurrë fshesën duke e tërhequr
nga zorra. Përkulja, shtypja dhe tërheqja e tubit
mund të shkaktojë dëmtimin ose deformimin e tubit.
Kur thithni mbeturina të mëdha si
VINI RE:
tallash, pluhur betoni ose mbeturina të tjera
të ngjashme me përmasa jo të vogla, përdorni
tubin me diametër të brendshëm prej 38 mm
(aksesor opsional). Përdorimi i tubit me diametër të
brendshëm prej 28 mm (aksesor opsional) mund të
shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin e tubit.
Lidhja me fshesën
Futni fundin e zorrës në hyrjen e pluhurit (hyrja e
zorrës) të fshesës, pastaj kthejeni në drejtim orar derisa
të puthitet në vend.
► Fig.21: 1. Zorra 2. Hyrja e pluhurit (hyrja e zorrës)
Lidhjet me veglat tuaja të punës
(Sipas shtetit)
Duke e lidhur fshesën me korrent me veglat e
mundshme të punës që mbështetin fshesën, ajo
funksionon edhe si nxjerrës pluhuri për veglat tuaja
elektrike.
Zgjidhni një nga unazat apo xhuntot e përparme
(aksesorë opsionalë) si më të përshtatshme për
modelin e veglës tuaj. Vendosini unazat apo xhunton,
sipas nevojës, midis skajit ballor të zorrës së fshesës
dhe një foleje nxjerrëse të veglës tuaj.
► Fig.22: 1. Unazat e parme ose xhuntoja 2. Zorra
e fshesës 3. Vegla elektrike 4. Fshesa me
korrent
Vendosja ose heqja e aksesorëve të
fshesës
Pas montimit të një aksesori,
KUJDES:
kontrollojeni nëse është montuar mirë. Nëse
aksesori nuk është montuar mirë, ai mund të dalë dhe
të shkaktojë lëndim të personit.
Kur përdorni aksesorin pa funksionin
e kyçjes
Aksesorë opsionalë
Futni një aksesor në hyrjen e thithjes së fshesës, duke
e shtyrë dhe vidhosur me dorë në vend.
Përdridheni dorën dhe shkëputeni aksesorin nga hyrja e
thithjes pas përdorimit.
► Fig.23
Aksesorët me funksionin e kyçjes
Aksesorë opsionalë
Kur montoni aksesorin me funksionin e
VINI RE:
kyçjes, sigurohuni që të bashkërendisni butonin
e lëshimit me grepin në aksesor. Nëse nuk janë
bashkërenditur, aksesori nuk do të bllokohet dhe
mund të dalë nga fshesa.
45 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc004gl

Table of Contents