Makita VC002GL Instruction Manual page 39

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC002GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
SHMANGNI NDEZJEN E PAQËLLIMSHME.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin
FIKUR kur të instaloni baterinë(të).
5.
Mos provoni të thithni materiale të ndezshme,
fishekzjarrë, cigare të ndezura, hi të nxehtë,
copa të nxehta metali, materiale të mprehta
si brisqe, age, qelq të thyer ose sende të
ngjashme.
6.
MOS E PËRDORNI ASNJËHERË FSHESËN
PRANË BENZINËS, GAZIT, BOJËS, LËNDËVE
NGJITËSE OSE SUBSTANCAVE TË TJERA
SHPËRTHYESE. Çelësi lëshon shkëndija kur
është NDEZUR dhe FIKUR. Kështu bën edhe
komutatori i motorit gjatë përdorimit. Mund të
shkaktohet një shpërthim i rrezikshëm.
Mos thithni kurrë material toksike,
7.
kancerogjene, të djegshme ose të rrezikshme,
si asbesti, arseniku, bariumi, beriliumi, plumbi,
pesticidet ose materiale të tjera të rrezikshme
për shëndetin.
Gjithmonë vendoseni fshesën në një sipërfaqe
8.
të sheshtë horizontale për të parandaluar
rrëzimin ose lëvizjen e saj në mënyrë
aksidentale.
9.
Mos e përdorni kurrë fshesën jashtë kur bie shi.
10. Për Finlandën, kjo makineri nuk duhet të
përdoret në ambiente të brendshme në
temperaturë të ulët.
Mos përdorni burime që janë pranë nxehtësisë
11.
(soba etj.).
12. Nëse ajri që del kthehet në dhomë, është
e nevojshme që të lejohet një normë e
përshtatshme shkëmbimi e ajrit në dhomë.
Është e nevojshme t'u referoheni rregulloreve
kombëtare.
13. Mos bllokoni folenë e thithjes/daljen/tubat
e ftohjes. Këta tuba mundësojnë ftohjen e
motorit. Duhet treguar kujdes për të shmangur
bllokimin, përndryshe motori do të digjet për
shkak të mungesës së ventilimit.
14. Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
15. Mos e palosni, tërhiqni ose shkelni tubin.
16. Ndalojeni menjëherë fshesën nëse vëreni
performancë të dobët ose diçka anormale gjatë
përdorimit.
17. HIQNI BATERINË(TË). Kur nuk është në punë,
para shërbimit dhe kur ndërroni aksesorët.
18. Pastrojeni dhe bëjini shërbim fshesës
menjëherë pas çdo përdorimi për ta mbajtur në
gjendje sa më të mirë pune.
19. MIRËMBAJENI FSHESËN ME KUJDES. Mbajeni
fshesën të pastër për performancë më të mirë
e më të sigurt. Ndiqni udhëzimet për ndërrimin
e aksesorëve. Mbajini dorezat të thata, të
pastra dhe pa vaj dhe graso.
20. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA.
Para përdorimit të mëtejshëm të fshesës,
mbrojtëset ose pjesët e tjera të dëmtuara
duhen kontrolluar me kujdes për të përcaktuar
nëse do të funksionojnë siç duhet dhe nëse
do të kryejnë funksionin e synuar. Kontrolloni
centrimin e pjesëve lëvizëse, lidhjen e pjesëve
lëvizëse, dëmtimin e pjesëve, montimin dhe
ndonjë rrethanë tjetër që mund të ndikojë te
përdorimi i saj. Mbrojtëset ose pjesët e tjera
që janë dëmtuar duhen riparuar siç duhet ose
duhen zëvendësuar nga një qendër shërbimi e
autorizuar, përveç rastit kur tregohet ndryshe
në këtë manual përdorimi. Ndërrojini çelësat
me defekt në një qendër shërbimi të autorizuar.
Mos e përdorni fshesën nëse çelësi nuk e ndez
ose e fik.
21. Për shërbim nga përdoruesi, makineria duhet
të çmontohet, pastrohet dhe shërbehet, për
aq sa është logjikisht praktike, pa shkaktuar
rrezik për personelin e mirëmbajtjes dhe të
tjerët.
22. Makineria duhet të inspektohet teknikisht
të paktën një herë në vit nga prodhuesi ose
nga një person i trajnuar, që konsiston,
për shembull, në inspektimin e filtrave për
dëmtime, të izolimit të ajrit të makinerisë dhe të
funksionit të duhur të mekanizmit të kontrollit.
23. Kur kryeni shërbime apo riparime, duhen
hedhur të gjitha materialet e ndotura të
cilat nuk mund të pastrohen siç duhet;
këto materiale duhen hedhur në qese të
papërshkueshme sipas rregulloreve aktuale të
hedhjes së mbeturinave të tilla.
24. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
25. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
26. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa
kujdes mund të shkaktojë thyerje edhe te
fshesat më të forta.
27. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme
ose të brendshme me benzinë, hollues ose
kimikate pastrimi. Mund të shkaktohen krisje
ose çngjyrime.
28. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina,
disa substanca kundër molës etj. mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm, shpërthyes ose
helmues ose në vende ku ka prani pluhuri të
ndezshëm.
29. Mos e përdorni këtë vegël ose asnjë vegël
tjetër kur jeni nën ndikimin e drogave ose
alkoolit.
30. Si rregull sigurie bazë, përdorni gjithmonë
syze mbrojtëse ose syze sigurie me mbrojtëse
anësore.
31. Përdorni maskë kundër pluhurit në ambiente
pune me pluhur.
32. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
33. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me fshesën.
34. Mos e prekni kurrë baterinë(të) apo fshesën
me duar të njoma.
35. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni shkallët.
36. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë.
Pajisja mund të rrëzohet dhe mund të
shkaktohet lëndim personal.
39 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc004gl

Table of Contents