Makita RP1111C Instruction Manual page 22

Router
Hide thumbs Also See for RP1111C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Referojuni tabelës për lidhjen midis përcaktimit të
numrit në disk dhe shpejtësisë së përafërt të veglës.
Numri
1
2
3
4
5
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së frezës
KUJDES:
Instaloni punton e frezës që të jetë
e sigurt. Gjithmonë përdorni çelësin që ofrohet
bashkë me veglën. Një punto freze e liruar ose më e
shtrënguar se ç'duhet mund të jetë me rrezik.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni mandrinon pa futur
një punto freze ose mos instaloni punto me bisht
të vogël pa përdorur një bokull të mandrinos.
Secili nga këto veprime mund të çojë në prishjen e
mandrinos.
1.
Futeni punton e frezës deri në fund në mandrinon pincetë.
2.
Shtypni bllokimin e bishtit për ta mbajtur bishtin të
palëvizshëm dhe përdorni çelësin për ta shtrënguar fort
mandrinon.
► Fig.7: 1. Dadoja e mandrinës pincetë 2. Shtrëngimi
3. Lirimi 4. Çelësi fiso 5. Bllokuesi i boshtit
3.
Kur të përdorni punto freze me tub me madhësi të
tjera diametri, përdorni mandrinon me përmasat e sakta
për punton e frezës që dëshironi të përdorni.
► Fig.8: 1. Korrigjoni madhësinë e mandrinos pincetë
4.
Për ta hequr punton e frezës, ndiqni procedurën e
anasjelltë të instalimit.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
gjithnjë që pajisja fiksuese të jetë siguruar mirë
nga dadoja e vendosjes së pajisjes fiksuese.
Përndryshe thellësia e prerjes mund të ndryshojë
gjatë përdorimit dhe të shkaktojë lëndime.
KUJDES:
Përpara punës, sigurohuni
gjithmonë që trupi i veglës të ngrihet automatikisht
në kufirin e sipërm dhe puntoja e frezës të mos
dalë nga baza e veglës kur lirohet leva e bllokimit.
KUJDES:
Gjithnjë përdorni të dyja mbajtëset dhe
mbajeni fort veglën nga të dy mbajtëset gjatë punës.
-1
min
8 000
12 000
16 000
20 000
27 500
Përpara punës, sigurohuni
1.
Vendoseni bazën mbi materialin që do të pritet pa
bërë asnjë kontakt me punton e frezës.
2.
Ndizni veglën dhe prisni derisa puntoja e frezës të
marrë shpejtësinë e plotë.
3.
Ulni trupin e veglës dhe lëvizeni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës duke e mbajtur
bazën e rrafsh dhe duke avancuar me ngadalë derisa të
përfundojë prerja.
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të
punës duhet të jetë në të majtë të puntos së frezës në
drejtim të furnizimit.
► Fig.9: 1. Materiali i punës 2. Drejtimi i rrotullimit të
puntos 3. Pamje nga lart e veglës 4. Drejtimi
i furnizimit
SHËNIM: Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi
mund të shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose
dëmtim të puntos së frezës ose të motorit. Lëvizja
e veglës përpara me ngadalë mund të djegë ose
dëmtojë prerjen. Niveli i duhur i furnizimit do të varet
nga përmasat e puntos së frezës, lloji i materialit të
punës dhe thellësia e prerjes.
Përpara se të nisni prerjen në materialin e punës,
është e këshillueshme që të bëni një prerje për provë
në material druri që keni për të hedhur. Kjo do të
tregojë me saktësi si do të duket prerja dhe do t'ju
mundësojë të kontrolloni dimensionet.
SHËNIM: Kur përdorni udhëzuesin e drejtë ose
udhëzuesin e makinës buzëprerëse, sigurohuni që
ta instaloni në të djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo
do të ndihmojë ta mbajë ngjitur me anën e materialit
të punës.
► Fig.10: 1. Drejtimi i furnizimit 2. Drejtimi i rrotullimit
të puntos 3. Materiali i punës 4. Udhëzuesi
i drejtë
Udhëzuesi i drejtë
Aksesorë opsionalë
Udhëzuesi i drejtë përdoret me efikasitet për prerje të
drejta gjatë prerjes me kënd ose kanaleve.
► Fig.11
1.
Futini shufrat udhëzuese në vrimat e bazës së
veglës.
2.
Rregulloni distancën ndërmjet puntos së frezës
dhe udhëzuesit të drejtë. Në distancën e dëshiruar
shtrëngoni vidat me vesh për ta fiksuar udhëzuesin e
drejtë në vend.
► Fig.12: 1. Vida me veshë 2. Udhëzuesi i drejtë
3.
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me udhëzuesin e
drejtë të vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Nëse distanca ndërmjet materialit të punës dhe
pozicionit të prerjes është shumë e gjerë për
udhëzuesin e drejtë ose nëse ana e materialit të punës
nuk është e drejtë, atëherë udhëzuesi i drejtë nuk mund
të përdoret. Në këtë rast shtrëngoni fort me vida një
dërrasë të drejtë mbi materialin e punës dhe përdoreni
si udhëzues kundrejt bazës së rrugëzuesit. Drejtojeni
veglën në drejtim të shigjetës.
► Fig.13
22 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents