Makita DCC500 Instruction Manual page 46

Cordless dustless cutter
Hide thumbs Also See for DCC500:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Veshja e fletës së diamantit
Nëse prerja e fletës së diamantit fillon të dobësohet,
përdorni një fletë të vjetër lëmues me kokrra të ashpra
ose bllok betoni për të veshur fletën e diamantit. Për ta
bërë këtë, siguroni mirë fletën mprehëse ose bllokun e
betonit dhe prisni në to.
Pas përdorimit
Pastroni pluhurin brenda veglës duke e ndezur
veglën për pak kohë pa e vënë në punë. Hiqni me
furçë pluhurin e grumbulluar mbi bazë. Grumbullimi
i pluhurit në motor ose mbi bazë mund të shkaktojë
keqfunksionim të veglës.
Pastrimi i kapakut të diskut
Pastrojeni pjesën e brendshme të kapakut të diskut në
intervale të rregullta.
1.
Hiqni të gjithë aksesorët në kapakun e diskut
përpara se të shkëputni kapakun nga vegla.
2.
Lironi vidën dhe hiqni kapakun nga foleja e
ingranazheve.
► Fig.47: 1. Vida
3.
Fshini pluhurin e akumuluar në sipërfaqen e
brendshme të kapakut. Përdorni një pëlhurë të njomur
me ujë për të fshirë plotësisht pluhurin që i është ngjitur
kapakut.
► Fig.48: 1. Sipërfaqja e brendshme e kapakut
Zëvendësojeni kapakun në vegël duke bashkërenditur
kanalet udhëzuese me kreshtën udhëzuese në folenë e
ingranazheve. Më pas, shtrëngojeni fort vidën.
► Fig.49: 1. Kanalet udhëzuese në kapakun e
diskut 2. Kreshtat udhëzuese në folenë e
ingranazheve
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Disqe diamanti
Kapaku i bazës
Çelësi hekzagonal
Kompleti i kapakut të furnizimit me ujë
Shina udhëzuese
Përshtatësi i shinës udhëzuese
Syzet mbrojtëse
Njësia me valë
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
46 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcc500z

Table of Contents