Makita 2012NB Instruction Manual page 19

Thicknesser
Hide thumbs Also See for 2012NB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Matësi i rregullimit të thellësisë
Fig.6
Përdorni matësin e rregullimit të thellësisë kur ju duhet të
caktoni paraprakisht në mënyrë më të saktë thellësinë e
prerjes. Për ta bërë këtë, veproni si më poshtë.
1.
Fillimisht zdrukthoni materialin në thellësinë e
paracaktuar të prerjes. Matni trashësinë e pjesës së
zdrukthuar për të parë sesa material ju duhet të hiqni.
2.
Rrotulloni matësin e rregullimit të thellësisë në
dorezën me manivelë derisa gradimi 0 të
përputhet me kanalin në vegël.
3.
Pastaj rrotulloni dorezën me manivelë në drejtim
kundërorar derisa gradimi për thellësinë e dëshiruar
të prerjes të përputhet me kanalin në vegël.
4.
Kur ju duhet të hiqni më shumë sesa vlera e
specifikuar në tabelën që jepet në seksionin
"Rregullimi i thellësisë së prerjes", caktojeni thellësinë
e prerjes diçka më të vogël se vlera përfundimtare
dhe realizojeni prerjen në dy ose më shumë hapa.
Bllokuesi
Fig.7
Përdoreni bllokuesin kur ju duhet të zdrukthoni disa pjesë me
të njëjtën trashësi. Për ta bërë këtë, veproni si më poshtë.
1.
Rrotulloni dorezën me manivelë derisa pllaka
treguese të tregojë në shkallëzimin e vizores
dimensionin përfundimtar që dëshironi.
2.
Shtypni butonin e bllokuesit dhe uleni bllokuesin
derisa të prekë pjesën e sipërme të tavolinës.
3.
Nëse nevojiten rregullime të sakta të bllokuesit,
rrotulloni çelësin e bllokuesit.
KUJDES:
Gjatë kohës që bllokuesi nuk përdoret, ngrijeni
gjithmonë në pozicionin e tij më të lartë. Mos ushtroni
asnjëherë forcë mbi dorezën me manivelë kur
bllokuesi ka prekur pjesën e sipërme të tavolinës. Kjo
mund të shkaktojë dëmtimin e veglës.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Ndërrimi i thikave
KUJDES:
Përdorini thikat me shumë kujdes gjatë heqjes ose
vendosjes së thikave për të parandaluar prerjet
ose lëndimin nga thikat dhe për të parandaluar
dëmtimin e thikave. Ato janë të mprehta brisk.
Përpara vendosjes së thikave, pastroni të gjitha
ashklat, pluhurin, blozën ose lëndën e huaj të
mbetur te cilindri ose te thikat.
Përdorni thika me njëjtat dimensione dhe peshë,
përndryshe do të shkaktohen luhatje/dridhje të
cilindrit duke rezultuar në prerje të dobët dhe, me
kalimin e kohës, prishje të veglës.
Ndërrojini të dyja thikat në të njëjtën kohë.
Thikat që nuk ndërrohen kanë skaj prerës në të
dyja anët. Pasi njëri skaj prerës humb mprehtësinë,
mund të përdorni skajin tjetër prerës. Hiqeni
gjithmonë rrëshirën dhe papastërtitë që ngjisin në
anën e kundërt të thikës përpara se të përdorni
skajin tjetër prerës. Kjo thikë nuk duhet të mprihet
sërish. Pasi të dyja skajet prerëse të kenë humbur
mprehtësinë, thika duhet të hidhet me kujdes.
1.
Heqja e thikave
Lironi vidën me vesh që siguron kapakun e ashklave
dhe hiqeni kapakun e ashklave. Hiqni vidat që sigurojnë
kapakun e anës së djathtë. Më pas, hiqni kapakun e
anës së djathtë. Rrotullojeni pulexhën derisa cilindri të
mund të bllokohet në pozicionin ku
vendosjes së thikës janë drejtuar për lart.
Fig.8
Vetëm për thikat me një përdorim
Vendosni dy mbajtësit magnetikë në pllakën e kompletit dhe
shtyjini në drejtimin e shigjetës derisa nofulla të prekë thikën.
Hiqni gjashtë bulonat e vendosjes së thikës me anë të çelësit
hekzagonal. Kapni mbajtësit magnetikë dhe ngrijini vertikalisht
për të hequr pllakën e kompletit dhe thikën nga cilindri. Shtyni
pllakën bllokuese dhe rrotullojeni pulexhën 180° për të
bllokuar cilindrin. Hiqeni thikën tjetër siç përshkruhet më sipër.
Fig.9
Fig.10
Vetëm për thikat standarde.
Hiqni gjashtë bulonat e vendosjes me anë të çelësit
hekzagonal. Ngrijeni pllakën e kompletit dhe thikën
vertikalisht për t'i hequr nga cilindri. Shtyni pllakën bllokuese
dhe rrotulloni cilindrin duke e kthyer pulexhën 180° për të
bllokuar cilindrin. Hiqeni thikën tjetër siç përshkruhet më
sipër. Hiqni pllakën e kompletit nga thika.
Fig.11
Fig.12
1.
Vendosja e thikave
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësin hekzagonal të Makita-s të
dhënë për të shtrënguar bulonat e vendosjes së thikës.
Përdorimi i ndonjë çelësi tjetër hekzagonal mund të
shkaktojë shtrëngim të tepërt ose të pamjaftueshëm të
bulonave, duke rezultuar në lëndim të rëndë.
Vetëm për thikat me një përdorim
Merrni një pllakë të sheshtë druri afërsisht 300 mm të gjatë
dhe 100 mm të gjerë. Vendoseni thikën dhe pllakën e
kompletit mbi pllakën e drurit në mënyrë që dhëmbi i vendit
të thikës në pllakën e kompletit të futet në kanalin e thikës.
Rregullojeni pllakën e kompletit në mënyrë që të dyja skajet
e thikës të dalin rreth 1 mm përtej skajit të pllakës së
kompletit. Vendosni dy mbajtësit magnetikë në pllakën e
kompletit dhe shtyjini derisa nofulla të prekë thikën.
19
bulonat e

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents