Makita UR007GZ01 Instruction Manual page 46

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR007GZ01:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
17. Mos prisni asnjëherë mbi lartësinë e belit.
18. Përpara se të nisni prerje, prisni derisa pajisja
prerëse të arrijë një shpejtësi të qëndrueshme
pas ndezjes së veglës.
19. Kur përdorni disk prerës, rrotulloni veglën në
mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmërrethi
nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një
kosë.
20. Mbajeni veglën vetëm nga dorezat në
sipërfaqet e izoluara, sepse fleta e prerësit
mund të prekë tela të fshehura. Nëse fletët e
prerësit prekin një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike mund të elektrizohen
dhe mund të shkaktojnë goditje elektrike te
punëtori.
21. Mos e ndizni veglën kur vegla prerëse ka
ngecur në barin e prerë.
22. Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni
që vegla prerëse nuk ka prekur tokën dhe
pengesa të tjera, si p.sh. një pemë.
23. Gjatë përdorimit, mbajeni veglën gjithmonë me
të dyja duart. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit.
24. Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
25. Kur e përdorni veglën në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
26. Shmangni punën në mjedise të
papërshtatshme ku përdoruesi mund të lodhet
së tepërmi.
27. Mos e përdorni veglën në mot të keq ku
shikueshmëria është e kufizuar. Nëse nuk
veproni kështu mund të shkaktohet rrëzim ose
funksionim i pasaktë për shkak të shikueshmërisë
së ulët.
28. Mos e zhytni veglën në pellgje.
29. Mos e lini veglën të pamonitoruar përjashta në
shi.
30. Kur në grykën e thithjes (dritarja e ajrosjes)
ngjiten gjethe ose papastërti për shkak të
shiut, hiqini ato.
31. Mos e përdorni veglën në borë.
Veglat prerëse
1.
Mos përdorni vegël prerëse të parekomanduar
nga ne.
2.
Përdorni pajisje të përshtatshme prerëse për
punën që po kryeni.
Kokat prerëse prej najloni (kokat e
prerësit me fije) dhe disqet plastike janë
të përshtatshme për prerjen e barit të
lëndinave.
Disqet prerëse janë të përshtatshme për
prerjen e barërave të këqija, barit të gjatë,
shkurreve, gëmushave, pemëve të vogla,
korijeve dhe të ngjashme.
Mos përdorni kurrë disqe të tjera, përfshirë
zinxhirë rrotullues me shumë pjesë dhe
disqe me zinxhir. Kjo mund të shkaktojë
lëndim të rënda.
3.
Përdorni vetëm veglën prerëse që ka të
shënuar një shpejtësi të barasvlershme ose
më të madhe se sa shpejtësia e shënuar mbi
vegël.
Mbajini gjithmonë duart, fytyrën dhe veshjet
4.
larg veglës prerëse ndërkohë që ajo është
duke u rrotulluar. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë lëndim personal.
5.
Përdorni gjithmonë mbrojtëse për pajisjen
prerëse të përshtatshme për pajisjen prerëse
që përdoret.
Gjatë përdorimit të disqeve prerëse, shmangni
6.
zmbrapsjen dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shihni seksionin për
zmbrapsjen.
7.
Kur nuk e përdorni, vendosni kapakun e diskut
mbi disk. Hiqni kapakun përpara përdorimit.
Zmbrapsja (shtytja e diskut)
1.
Zmbrapsja (shtytja e diskut) është një reagim
i papritur i diskut prerës të ngecur ose të
bllokuar. Kur kjo ndodh, vegla shtyhet me
forcë të madhe anash ose drejt përdoruesit
dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
2.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret
segmenti i diskut ndërmjet pozicionit të orës
12 dhe 2 për objektet e forta, shkurret dhe
pemët me diametër 3 cm ose më të madh.
► Fig.2
3.
Për të shmangur zmbrapsjen:
1.
Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit
të orës 8 dhe 11.
2.
Mos e vendosni asnjëherë segmentin
ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2.
3.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin
ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 12 dhe
mes 2 dhe 5, përveç rastit kur përdoruesi
është i trajnuar mirë dhe me përvojë dhe
e kryen këtë veprim me përgjegjësinë e
tij/saj të plotë.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
4.
pranë objekteve të forta, si gardhet,
muret, trungjet e pemëve dhe gurët.
5.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
vertikalisht për veprime si rregullimi i
cepave dhe prerja e gardheve.
► Fig.3
Dridhja
1.
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut
që i ekspozohen dridhjeve të tepërta mund
të pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në
sistemin nervor. Dridhjet mund të shkaktojnë
simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçe:
"Gjumë" (mpirje), therje, dhimbje, ndjesi shpuese,
ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës.
Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni
te mjeku!
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve
2.
të shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë
përdorimit dhe mirëmbajeni veglën dhe
aksesorët.
46 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ur007gUr006gUr006gz02

Table of Contents