Makita DCL180Z 18B Instruction Manual page 28

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Për të lidhur shtojcat, si hundëza, rrotullojeni
dhe futeni shtojcën në drejtimin e shigjetës për
të garantuar lidhje të sigurt gjatë përdorimit. Për
të shkëputur shtojcën, rrotullojeni dhe hiqeni
njësoj në drejtimin e shigjetës.
Nëse shtojca rrotullohet në drejtimin e kundërt
kur lidhet apo shkëputet, kapsula mund të
lirohet.
► Fig.31: 1. Kapsula
Pastrimi (Thithja)
Hundëza
Bashkoni hundëzën për të pastruar tavolina, tryeza,
mobilie etj. Hundëza vendoset lehtësisht.
► Fig.32: 1. Hundëza
Hundëza + Shkopi zgjatues (Tubi i drejtë)
Shkopi zgjatues vendoset ndërmjet hundëzës dhe
pastruesit. Kjo vendosje është e volitshme për pastrimin
e dyshemesë duke qëndruar në këmbë.
► Fig.33: 1. Trupi i pastruesit 2. Shkop zgjatues
3. Hundëza
Hundëza me kënd
Vendosni hundëzën me kënd për pastrimin e këndeve
dhe qoshet e një makine apo mobilieje.
► Fig.34: 1. Hundëza me kënd 2. Trupi i pastruesit
Hundëza me kënd + Shkopi zgjatues
(Tubi i drejtë)
Në kënde të ngushta ku nuk mund të futet pastruesi
ose në vende të vështira për t'u arritur, përdorni këtë
mënyrë.
► Fig.35: 1. Hundëza me kënd 2. Shkop zgjatues
3. Trupi i pastruesit
Pastrimi pa hundëz
Mund të pastroni pluhurin pa përdorur hundëzën.
► Fig.36
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastrimi
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Mos e fryni pluhurin që është ngjitur në
pastrues dhe filtra me kompresor me ajër. Kjo do
të fusë pluhurin në fole dhe do të shkaktojë avari.
VINI RE:
Pas larjes së filtrave, thajini ata
plotësisht përpara përdorimit. Filtrat e patharë mirë
mund të shkaktojnë thithje të dobët dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
VINI RE:
Pas pastrimit të filtrave dhe filtrit prej
sfungjeri, sigurohuni që t'i riinstaloni ata përpara
përdorimit. Nëse e përdorni pastruesin pa filtrat dhe
filtrin prej sfungjeri, në folenë e motorit futet pluhur
dhe shkakton avari.
Trupi i pastruesit
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e pastruesit) të
pastruesit duke përdorur një leckë të njomur me ujë me sapun.
Pastroni gjithashtu grykën e thithjes dhe zonën e
montimit të filtrit.
► Fig.37
Filtri
Lajeni filtrin me ujë me sapun kur bllokohet me pluhur dhe
bie fuqia e pastruesit. Thajeni plotësisht para përdorimit.
► Fig.38
Filtri prej sfungjeri
Kur filtri i sfungjerit ndotet, pastrojeni atë si vijon.
1.
Hiqni filtrin.
2.
Nxirrni filtrin prej sfungjeri nga mes shtyllave.
3.
Pastroni filtrin prej sfungjeri duke e goditur ose
duke e larë. Nëse e lani, thajeni atë plotësisht para
përdorimit.
4.
Futni filtrin prej sfungjeri nga mes shtyllave dhe
vendoseni në pozicionin fillestar. Sigurohuni që çdo fund i
poshtëm i shtyllës të mbajë filtrin prej sfungjeri dhe që të mos
ketë hapësirë mes filtrit prej sfungjeri dhe grykës së thithjes.
► Fig.39: 1. Filtri prej sfungjeri 2. Fundi i poshtëm i shtyllës
Kllapa e murit për pastruesin me bateri
Aksesorë opsionalë
SHËNIM: Nuk përfshihet vida për të montuar
mbajtësin. Përgatitni një vidë që përshtatet për
materialin në të cilin do të vidhoset.
Bashkojeni kllapën e murit për pastruesin me bateri
në një mur me dru të fortë, tra ose kolonë, ku kllapa e
murit për pastruesin me bateri mund të fiksohet mirë.
Gjithmonë sigurohuni që kllapa e murit për pastruesin me
bateri të jetë fiksuar mirë përpara se të varni pastruesin.
► Fig.40: 1. Kllapa e murit për pastruesin me bateri
KUJDES:
Mos e varni pastruesin në kllapën
e murit me dhunë ose mos varni pajisje të tjera
përveç pastruesit.
28 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcl180Dcl180fDcl140Dcl180z

Table of Contents