Makita GA039G Instruction Manual page 45

Cordless
Hide thumbs Also See for GA039G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjatë përdorimit të disqeve dyfunksionale
7.
përdorni gjithnjë mbrojtësen e duhur për
zbatimin përkatës. Mospërdorimi i mbrojtëses
së duhur mund të mos ofrojë të njëjtin nivel të
dëshiruar mbrojtjeje, që do të mund të çonte në
lëndim të rëndë.
Paralajmërimet e mëtejshme për sigurinë specifike
gjatë proceseve të prerjes:
Mos e "bllokoni" diskun prerës ose mos
1.
aplikoni presion të tepërt mbi të. Mos provoni
të kryeni prerje të thella. Ushtrimi i forcës së
tepërt mbi disk rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë
ndaj përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë
prerjes dhe mundësinë e zmbrapsjes ose të
thyerjes së diskut.
Mos e poziciononi trupin tuaj në një linjë dhe
2.
mbrapa diskut rrotullues. Kur disku, në pikën
e veprimit, po largohet nga trupi juaj, zmbrapsja
e mundshme mund ta lëshojë diskun prerës dhe
veglën elektrike në drejtimin tuaj.
Kur disku kapet ose kur e ndërpritni prerjen
3.
për çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike
dhe mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë
plotësisht. Mos tentoni kurrë ta tërhiqni diskun
prerës nga vendi i prerjes ndërsa disku është
duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprimi. Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
4.
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes. Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të zmbrapset nëse vegla elektrike rindizet
brenda materialit të punës.
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
5.
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit dhe
të zmbrapsjes së diskut. Materialet e mëdha të
punës kanë tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë materialit
të punës pranë vijës së prerjes dhe buzës së
materialit të punës nga të dyja anët e diskut.
Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
6.
"prerje në xhep" mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar. Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë zmbrapsje.
Mos u përpiqni të bëni prerje me hark. Ushtrimi
7.
i forcës së tepërt mbi disk rrit ngarkesën dhe
ndjeshmërinë ndaj përdredhjeve ose kapjes së
diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e zmbrapsjes
ose të thyerjes së diskut, që mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Përpara se të përdorni fletë të segmentuar
8.
diamanti, sigurohuni që fleta e diamantit të
ketë hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak
ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd negativ
pjerrësie.
Paralajmërimet për sigurinë specifike për veprimet
e smerilimit:
Përdorni letër disku smerilimi me përmasa
1.
të përshtatshme. Ndiqni rekomandimet e
prodhuesve kur të zgjidhni letrën smerile.
Letra smerile shumë përtej mbështetëses së
rrotës krijon rrezik dëmtimi dhe mund të shkaktojë
ngecjen, thyerjen ose kundërveprimin e diskut.
Paralajmërimet për sigurinë specifike për veprimet
e fshirjes me tela:
Kini parasysh se qimet e forta të telit
1.
shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të
zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar
forcë mbi furçën. Qimet e forta të telit mund të
depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.
Nëse specifikohet përdorimi i një mbrojtëseje
2.
për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të
diskut ose furçës së telit te mbrojtësja. Disku
ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër
nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
1.
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të
përforcuara me fibër qelqi.
KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
2.
Cup me këtë lëmues. Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi
i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime
personale.
Kini kujdes të mos dëmtoni mbajtësen e
3.
X-LOCK. Dëmtimi i këtyre pjesëve mund të
shkaktojë thyerjen e diskut.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
4.
punës përpara se të ndizet çelësi.
Përpara se të përdorni veglën mbi një
5.
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
6.
të kryer lëmimin.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
7.
vetëm duke e mbajtur në dorë.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
8.
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t'ju djegë lëkurën.
Mos i prekni aksesorët menjëherë pas punës;
9.
mund të jenë shumë të nxehtë dhe mund t'ju
djegin lëkurën.
10. Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë për
11.
të përshtatur disqet abrazive me vrimë të madhe.
12. Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
13. Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
14. Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
15. Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
16. Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni
me mbrojtësen e diskut për grumbullimin e
pluhurit nëse kërkohet nga rregullat vendase.
17. Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë anësore.
18. Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës. Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen
te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.
45 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga040gGa041g

Table of Contents