Makita VC008G Instruction Manual page 41

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC008G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Qesja e filtrit
Qesja e pluhurit
Unaza e përparme
Filtri HEPA
Tubi
Kapaku i pajimit
Aksesori Cyclone
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Aksesori Cyclone
SHËNIM: Kur përdorni aksesorin Cyclone me këtë
pajisje, nevojitet edhe tubi i lakuar.
► Fig.40: 1. Aksesori Cyclone
Rreth aksesorit Cyclone
Përdorimi i fshesës me aksesorin Cyclone të vendosur
redukton sasinë e pluhurit që hyn në qesen e pluhurit,
gjë që ndihmon në parandalimin e dobësimit të forcës
së thithjes. Gjithashtu, edhe pastrimi pas përdorimit
është i thjeshtë.
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël. Nëse
kutia e baterisë lihet e futur, fshesa mund të niset
papritur dhe të rezultojë në lëndim.
Pastroni filtrin prej rrjete të
KUJDES:
aksesorit Cyclone dhe qesen e pluhurit të njësisë
së fshesës kur ato bllokohen. Vazhdimi i përdorimit
në gjendje të bllokuar mund të rezultojë në nxehje
ose tym.
Kur aksesori Cyclone është i vendosur,
VINI RE:
mos e përdorni aksesorin Cyclone në pozicion
horizontal ose lart. Nëse veproni kështu mund të
bëni që filtri prej rrjete të bllokohet.
Gjithmonë përdoreni fshesën me
VINI RE:
qesen e pluhurit të vendosur, edhe kur përdorni
aksesorin Cyclone. Përdorimi i fshesës pa qesen
e pluhurit mund të rezultojë në keqfunksionim të
motorit.
SHËNIM: Kontrolloni që aksesori Cyclone, fshesa
dhe tubi i drejtë të jenë kyçur mirë përpara përdorimit.
SHËNIM: Zbrazeni kutinë e pluhurit të aksesorit
Cyclone dhe qesen e pluhurit të fshesës kur është
grumbulluar pluhur. Vazhdimi i përdorimit do të
rezultojë në forcë të dobësuar thithjeje.
SHËNIM: Ju mund ta përdorni aksesorin Cyclone me
ose pa funksionin e kyçjes.
SHËNIM: Për të vendosur ose hequr aksesorin
Cyclone, referojuni seksionit "Përdorimi si fshesë".
Flakja e pluhurit
Kur është grumbulluar pluhur deri në vijën plot të kutisë
së pluhurit, ndiqni procedurën më poshtë dhe hidheni
pluhurin.
1.
Mbajeni kutinë e pluhurit fort, shtypni dhe mbani
shtypur dy butonat, dhe hiqni kutinë e pluhurit.
► Fig.41: 1. Vija plot 2. Kutia e pluhurit 3. Butoni (dy
vendndodhje) 4. Filtri rrjetë
2.
Hidheni pluhurin brenda kutisë së pluhurit dhe
hiqni çdo pluhur të ngjitur në sipërfaqen e filtrit rrjetë.
3.
Futeni kutinë e pluhurit deri në fund derisa dy
butonat të kyçen në vend me një kërcitje të lehtë.
► Fig.42: 1. Kutia e pluhurit 2. Butoni (dy
vendndodhje)
SHËNIM: Kontrolloni që aksesori Cyclone, fshesa
dhe tubi i drejtë të jenë kyçur mirë përpara rinisjes së
përdorimit.
SHËNIM: Nëse forca e thithjes nuk rikuperohet
pas hedhjes së pluhurit dhe pastrimit të filtrit
rrjetë, kontrolloni nëse në qesen e pluhurit është
grumbulluar pluhur nga fshesa ose nëse ka bllokim.
Pastrimi
Kur kutia e pluhurit ndotet ose filtri rrjetë bllokohet, hiqini
dhe lajini ato me ujë. (Referojuni "Flakja e pluhurit" për
procedurën e heqjes.)
Thajini pjesët plotësisht përpara rivendosjes dhe
përdorimit.
► Fig.43: 1. Kutia e pluhurit 2. Filtri rrjetë
Kur filtri rrjetë ndotet shumë, pastrojeni atë sipas
procedurave të mëposhtme.
1.
Rrotullojeni filtrin rrjetë në drejtim të kundër të
akrepave të orës dhe hiqeni derisa grepat të shkyçen.
► Fig.44: 1. Filtri rrjetë 2. Grepi
2.
Hiqeni pluhurin nga filtri rrjetë dhe më pas lajeni
me ujë. Pas kësaj, thajeni plotësisht.
3.
Futeni filtrin rrjetë në bazë duke pasur grepat të
bashkërenditur me portën. Rrotullojeni filtrin rrjetë në
drejtim të akrepave të orës derisa grepat të kyçen me
një kërcitje të lehtë. Sigurohuni që filtri rrjetë të jetë
vendosur mirë.
► Fig.45: 1. Filtri rrjetë 2. Grepi 3. Porta
41 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents