Makita VC008G Instruction Manual page 40

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for VC008G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kontrolloni rregullisht qesen e filtrit
VINI RE:
nëse është e mbushur. Përdorimi i vazhdueshëm
me qese filtri të mbushur, rezulton në ulje të fuqisë
thithëse.
Mos përdorni qese të përdorura filtri.
VINI RE:
Qesja e filtrit është prodhuar për një përdorim.
Përdorimi i qeses së filtrit në mënyrë të përsëritur
mund të shkaktojë bllokim të filtrit dhe rezulton në
dëmtim të fshesës. Nëse dëshironi ta përdorni qesen
vazhdimisht, përdorni një qese pluhuri.
MIRËMBAJTJA
Përpara se të përpiqeni të kryeni
KUJDES:
kontroll apo mirëmbajtje, sigurohuni gjithmonë
që makineria të jetë fikur dhe që kutia e baterisë
të jetë hequr.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i filtrit HEPA
Mos e përdorni fshesën me korrent
KUJDES:
pa një filtër HEPA ose mos vazhdoni ta përdorni
filtrin HEPA nëse është i pistë ose i dëmtuar.
Grimcat ose pluhuri i thithur mund të dalin nga
fshesa dhe mund të shkaktojnë sëmundje të
aparatit të frymëmarrjes te përdoruesi.
Për të ruajtur fuqinë optimale të thithjes
VINI RE:
dhe për të mbajtur daljen të pastër, pastrojeni
rregullisht filtrin HEPA. Nëse nuk arrihet fuqi
e mjaftueshme thithjeje edhe pas pastrimit,
ndërrojeni filtrin HEPA me një të ri.
Për të parandaluar dëmtimin e
VINI RE:
filtrit HEPA, mos përdorni kompresor veglat
e mëposhtme dhe artikuj të ngjashëm për ta
pastruar:
Kompresor me ajër
Larëse me presion të lartë
Vegla prej materialeve të forta si furçë
metalike
1.
Hapni kapakun dhe nxirrni qesen e filtrit. Lirojeni
grepin në filtrin HEPA dhe hiqeni nga trupi i fshesës me
korrent.
► Fig.35
2.
Nxirreni pluhurin nga filtri HEPA duke e shkundur.
Filtri HEPA mund të lahet me ujë. Shpëlani pluhurin dhe
grimcat në filtrin HEPA çdo 1 ose 2 muaj. Pas kësaj,
thajeni plotësisht filtrin HEPA në një vend në hije dhe të
ajrosur mirë për të parandaluar aromat e pakëndshme
ose keqfunksionimin.
3.
Për ta montuar filtrin HEPA, vendoseni anën pa
kapëse në mbajtëse dhe më pas shtyjeni filtrin HEPA
poshtë derisa kapësja të fiksohet mirë nga pjesa e dalë.
► Fig.36: 1. Mbajtësja 2. Filtri HEPA 3. Pjesa e dalë
4. Fleta
Pastrimi i qeses së pluhurit
Pastrojeni rregullisht qesen e pluhurit me sapun dhe
ujë. Kthejeni qesen e pluhurit nga ana tjetër dhe hiqni
pluhurin e ngjitur. Lajeni me delikatesë me dorë dhe
shpëlajeni mirë me ujë. Thajeni plotësisht përpara se të
montoni fshesën.
► Fig.37
Qeset e lagura të pluhurit ulin rendimentin
VINI RE:
e fshirjes si edhe jetëgjatësinë e motorit.
Pastrimi i bllokimit
Kur pastroni bllokimin, hiqni zorrën ose tubin zgjatues
ose grupin e tubit të lakuar për të kontrolluar brenda.
Heqja/bashkimi i grupit të tubit të lakuar të llojit me
mbërthim
Për ta hequr, tërhiqni grupin e tubit të lakuar ndërsa
shtypni të dyja iliqet në fundin e zorrës.
Për ta bashkuar, futni fundin e zorrës në grupin e tubit
të lakuar. Sigurohuni që iliqet në fundin e zorrës të
mbërthehen në vrimat në grupin e tubit të lakuar.
► Fig.38: 1. Fundi i zorrës 2. Iliku 3. Vrima 4. Grupi i
tubit të lakuar
Heqja/bashkimi i grupit të tubit të lakuar të llojit me
vidhosje
Për ta hequr, lironi bokullën e grupit të tubit të lakuar
nga zorra.
Për ta bashkuar, shtrëngoni bokullën e grupit të tubit të
lakuar në zorrë.
► Fig.39: 1. Zorra 2. Grupi i tubit të lakuar 3. Bokulla
AKSESORË OPSIONALË
Këta aksesorë ose shtojca
KUJDES:
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Zorra (për tipin me fshesë me korrent)
Zorra (për tipin me shkarkim pluhuri)
Tubi zgjatues
Grykëza e lirë
Grykëza në formë T-je
Hundëza e folesë
Hundëza me kënd
Furça e rafteve
Furça e rrumbullakët
Grupi i tubit të lakuar
40 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents