Makita 1806B Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for 1806B:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Lidhja me një fshesë me korrent
SHËNIM: Në disa vende, hundëza mund të mos
përfshihet në paketën e veglave si aksesor standard.
► Fig.7: 1. Hundëza 2. Fshesa me korrent
Për vegël me hundëz
Lidhni një tub fshese me korrent me hundëzën.
Për vegël pa hundëz
1.
Hiqni kapakun e ciflave nga vegla.
2.
Vendosni hundëzën në vegël duke përdorur vidat.
► Fig.8: 1. Hundëza 2. Kaçavida
3.
Lidhni një tub fshese me korrent me hundëzën.
Pastrimi i hundëzës
Pastrojeni hundëzën rregullisht.
Përdorni ajër të ngjeshur për të pastruar hundëzën e
bllokuar.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
e personave, mos e përdorni pa vendosur
hundëzën ose kapakun e ciflave.
Punimi i zdrukthimit
► Fig.9: 1. Fikja 2. Ndezja
Në fillim vendosni bazën e përparme të veglës rrafsh mbi
sipërfaqen e materialit të punës ku thikat të mos bëjnë asnjë
kontakt. Ndizni veglën dhe prisni derisa thikat të marrin
shpejtësinë e plotë. Më pas shtyjeni veglën ngadalë përpara.
Ushtroni presion në pjesën e parme të veglës në nisje të
zdrukthimit dhe nga pas në fund të zdrukthimit. Zdrukthimi do
të jetë më i lehtë nëse materialin e punës e mbani të pjerrët
dhe të palëvizshëm që të zdrukthoni paksa për poshtë.
Shpejtësia dhe thellësia e prerjes përcaktojnë llojin e
lustrimit. Makina elektrike e zdrukthimit vazhdon të presë në
një shpejtësi që shmang bllokimin nga ashklat. Për prerje
të ashpra, thellësia e prerjes mund të rritet, ndërsa për një
lustrim të mirë duhet të ulni thellësinë e prerjes dhe shtyjeni
veglën përpara më ngadalë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË, riparimet,
inspektimet dhe zëvendësimet e karbonçinave dhe çdo
mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat
Për të reduktuar lëndimin
e shërbimit të Makita-s të autorizuara nga fabrika, duke
përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Mprehja e thikave të makinës së
zdrukthimit
Mbajini thikat gjithmonë të mprehta për një performancë
sa më të mirë. Përdorni mbajtësen për mprehje për të
hequr çarjet dhe për të pasur skaje të lëmuara.
► Fig.10: 1. Mbajtësja për mprehjen
Në fillim lironi dadot flutura në mbajtës dhe fusni thikat
(A) dhe (B) në mënyrë që të kontaktojnë me anët (C)
dhe (D). Më pas shtrëngoni dadot flutur.
► Fig.11: 1. Dadoja flutur 2. Fleta (A) 3. Fleta (B)
4. Pjesa anësore (D) 5. Pjesa anësore (C)
Zhysni gurin e veshjes në ujë për 2 ose 3 minuta
përpara mprehjes. Shtrëngoni mbajtësen deri kur të dy
thikat të kontaktojnë me gurin e veshjes që të mprihen
në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin kënd.
► Fig.12
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Thikë çeliku e makinës së zdrukthimit me
shpejtësi të lartë
Grupi i mbajtëses së mprehjes
Matësi i thikës
Kufizues (vizore udhëzuese)
Grupi i udhëzuesit të zgjatimit
Guri i veshjes
Montimi i hundëzës
Çelësi hekzagonal
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents