Makita VC001GL Instruction Manual page 35

Hide thumbs Also See for VC001GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vendosja e multigrepit
Përdoreni multigrepin për të mbajtur në vend zorrën,
aksesorët dhe pjesët që nuk janë në përdorim, dhe që
të mund t'i nxirrni jashtë sipas preferencave.
► Fig.19
Vendoseni multigrepin mbi bazën e montimit mbrapa fshesës, duke i
caktuar shinat në multigrep përgjatë kanaleve në bazën e montimit.
► Fig.20: 1. Multigrepi 2. Baza e montimit
Instalimi i adaptorit MAKPAC
Aksesorë opsionalë
Kasat ruajtëse me lidhje dhe stivim MAKPAC mund të vendosen
mbi fshesë me një adaptor opsional. Kasat ofrohen në shumë
madhësi dhe stile për t'iu përshtatur preferencave tuaja.
Vendoseni grepin e bazës së montimit mbi dorezën e
fshesës me sipërfaqen e saj të montimit me drejtim për
lart kur doreza të jetë e palosur në pozicionin mbyllur.
► Fig.21: 1. Grepi i bazës së montimit 2. Sipërfaqja e
montimit 3. Doreza
Montojeni adaptorin MAKPAC në grepin e bazës së
montimit dhe sigurojini së bashku me katër vidat e dhëna.
► Fig.22: 1. Adaptori MAKPAC 2. Grepi i bazës së
montimit 3. Vida
Ngrijeni shufrën e shtytjes lart dhe shtrëngoni dorezën për
t'u përgatitur për instalimin e kasave MAKPAC në fshesë.
► Fig.23: 1. Shufra e shtytjes 2. Çelësi rrotullues
SHËNIM: Për detaje mbi instalimin e kasave
MAKPAC, shihni udhëzimet e ofruara me adaptorin
dhe kasat MAKPAC.
Vendosja e zorrës
Mos e përkulni ose shtypni tubin me
VINI RE:
forcë. Mos e lëvizni kurrë fshesën duke e tërhequr
nga zorra. Përkulja, shtypja dhe tërheqja e tubit
mund të shkaktojë dëmtimin ose deformimin e tubit.
Kur thithni mbeturina të mëdha si tallash,
VINI RE:
pluhur betoni ose mbeturina të tjera të ngjashme me
përmasa jo të vogla, përdorni tubin me diametër të
brendshëm prej 38 mm (aksesor opsional). Përdorimi
i tubit me diametër të brendshëm prej 28 mm (aksesor
opsional) mund të shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin e tubit.
Lidhja me fshesën
Futni fundin e zorrës në hyrjen e pluhurit (hyrja e zorrës) të
fshesës, pastaj kthejeni në drejtim orar derisa të puthitet në vend.
► Fig.24: 1. Zorra 2. Hyrja e pluhurit (hyrja e zorrës)
Lidhjet me veglat tuaja të punës
(Sipas shtetit)
Duke e lidhur fshesën me korrent me veglat e mundshme
të punës që mbështetin fshesën, ajo funksionon edhe si
nxjerrës pluhuri për veglat tuaja elektrike.
Zgjidhni një nga unazat apo xhuntot e përparme (aksesorë
opsionalë) si më të përshtatshme për modelin e veglës tuaj.
Vendosini unazat apo xhunton, sipas nevojës, midis skajit ballor
të zorrës së fshesës dhe një foleje nxjerrëse të veglës tuaj.
► Fig.25: 1. Unazat e parme ose xhuntoja 2. Zorra e
fshesës 3. Vegla elektrike 4. Fshesa me korrent
Vendosja ose heqja e aksesorëve të
fshesës
Pas montimit të një aksesori,
KUJDES:
kontrollojeni nëse është montuar mirë. Nëse
aksesori nuk është montuar mirë, ai mund të dalë dhe
të shkaktojë lëndim të personit.
Kur përdorni aksesorin pa funksionin
e kyçjes
Aksesorë opsionalë
Futni një aksesor në hyrjen e thithjes së fshesës, duke
e shtyrë dhe vidhosur me dorë në vend.
Përdridheni dorën dhe shkëputeni aksesorin nga hyrja e
thithjes pas përdorimit.
► Fig.26
Aksesorët me funksionin e kyçjes
Aksesorë opsionalë
Kur montoni aksesorin me funksionin e
VINI RE:
kyçjes, sigurohuni që të bashkërendisni butonin
e lëshimit me grepin në aksesor. Nëse nuk janë
bashkërenditur, aksesori nuk do të bllokohet dhe
mund të dalë nga fshesa.
Futni një aksesor në hyrjen e thithjes së fshesës, duke i
shtyrë së bashku me një klikim.
Për ta hequr aksesorin, tërhiqeni ndërsa shtyni butonin
e lirimit.
► Fig.27: 1. Foleja e thithjes me funksionin e
kyçjes 2. Butoni i lëshimit 3. Aksesori me
funksionin e kyçjes
SHËNIM: Një aksesor me funksionin e kyçjes mund
të instalohet vetëm në folenë e thithjes me funksionin
e kyçjes.
► Fig.28: 1. Aksesori me funksionin e kyçjes 2. Foleja
e thithjes me funksionin e kyçjes 3. Foleja e
thithjes pa funksionin e kyçjes
Rregullimi i gjatësisë së tubit
zgjatues me rrëshqitje
Aksesorë opsionalë
Një tub zgjatues me rrëshqitje mund të kombinohet
për gjatësi të mëdha e të vogla. Ai mundëson arritjen e
zonave të vështira dhe opsione komode pozicionimi.
Tërhiqeni brenda dhe jashtë tubin rrëshqitës për të
ndryshuar gjatësitë e tubit ndërsa shtypni e mbani
butonin e rrëshqitjes.
Lirojeni butonin e rrëshqitjes për të kyçur tubin
rrëshqitës në pozicionin që dëshironi.
► Fig.29: 1. Tubi rrëshqitës 2. Butoni i rrëshqitjes
35 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc003gl

Table of Contents