Makita VC001GL Instruction Manual page 33

Hide thumbs Also See for VC001GL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndezur
Kur bateria mbinxehet, ajo ndalon automatikisht dhe pulson
njëri prej treguesve për baterinë e mbinxehur. Në këtë situatë,
lëreni baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish pajisjen.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, pajisja ndalon
automatikisht. Nëse pajisja nuk funksionon kur përdoret
çelësi, hiqni bateritë nga pajisja dhe karikojini.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të tjera që mund
ta dëmtojnë pajisjen dhe i lejon pajisjes të ndalojë automatikisht.
Ndërmerrni të gjitha hapat e mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur
pajisja ka arritur në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni pajisjen dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të karikuara.
3.
Lëreni pajisjen dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e sistemit të
mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të shërbimit të Makita.
Veprimi i ndërrimit
Ndezja e fshesës
1.
Kthejeni çelësin e pritjes në pozicionin "I" (NDEZUR)
për ta pasur fshesën gati në modalitet pritjeje.
2.
Shtypni butonin e energjisë.
Për ta kthyer në modalitetin e pritjes, shtypni
sërish butonin e energjisë.
Fikja e fshesës
Kryeni njërin nga hapat e mëposhtëm.
Shtypni butonin e energjisë për ta caktuar sërish
fshesën në modalitetin e pritjes dhe pastaj kthejeni
çelësin e pritjes në pozicionin "O" (FIKUR).
Kthejeni çelësin e pritjes në pozicionin "O" (FIKUR).
Rregullimi i fuqisë thithëse
Forca thithëse mund të rregullohet sipas nevojës suaj të punës.
Kthejeni në të majtë dorezën e rregullimit të forcës
së thithjes për të ulur fuqinë thithëse.
Kthejeni në të djathtë dorezën e rregullimit të
forcës së thithjes për të ngritur fuqinë thithëse.
► Fig.8: 1. Çelësi i pushimit 2. Butoni i energjisë
3. Çelësi i rregullimit të forcës së thithjes
Ndalimi i thithjes automatike gjatë
punës së thithjes së njomë
PARALAJMËRIM:
kohë të gjatë ndërsa pluskuesi është në punë.
Përdorimi i fshesës me pluskuesin në punë për një
kohë të gjatë mund të shkaktojë mbinxehje duke çuar
në deformim të fshesës.
PARALAJMËRIM:
lëng sapuni. Mund të shkaktojë daljen e shkumës
nga dalja e ajrit para se të aktivizohet pluskuesi.
Përdorimi i vazhduar në këto kushte mund të
shkaktojë goditje elektrike dhe prishje të fshesës.
Duke pulsuar
Mos e përdorni për një
Mos thithni shkumë ose
Funksioni i ndalimit të thithjes automatike punon vetëm kur
fshesa përdoret me pluskuesin dhe kafazin e pluskuesit.
Fshesa ka një mekanizëm që parandalon hyrjen e
ujit në motor kur thithet më shumë ujë se ç'duhet. Kur
depozita mbushet dhe fshesa nuk thith më ujë, fikeni
fshesën dhe zbrazni depozitën.
Kyçja dhe shkyçja e rrotave
Rrotat e pasme mund të kyçen me ndalues për të
ndihmuar ndalimin e fshesës.
Uleni me dorë nivelin e ndaluesit për të kyçur rrotën dhe
ngrijeni për ta lëshuar.
► Fig.9: 1. Rrota 2. Leva e ndaluesit 3. Pozicioni I
LIRË 4. Pozicioni I BLLOKUAR
SHËNIM: Kur lëvizni fshesën, sigurohuni që rrota të
mos jetë e bllokuar. Lëvizja e fshesës me rrotën në
pozicion të kyçur mund të shkaktojë dëmtimin e rrotës.
Doreza e transportimit
Ngrijeni dhe mbajeni pajisjen me
KUJDES:
kujdesin e duhur. Nëse nuk veprohet kështu mund
të rezultojë në lëndim të personit ose dëmtim të
pajisjes.
Kur ngrini fshesën, ngrijeni duke e mbajtur në dorezën
e sipërme të njësisë kryesore. Doreza mund të futet
sërish në njësinë kryesore kur nuk është në përdorim.
► Fig.10
MONTIMI
Përpara se të kryeni ndonjë punë në
KUJDES:
pajisje, sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e
fikur dhe kutitë e baterisë të jenë hequr.
Gjithmonë mbani veshur maskë
KUJDES:
kundër pluhurit gjatë montimit ose mirëmbajtjes.
Instalimi i filtrit të pluhurit (HEPA)
dhe i parafiltrit (për pluhurin e thatë)
Aksesorë opsionalë
Mos thithni ujë, lëngje të tjera ose
KUJDES:
pluhur të njomë kur përdorni filtrin e pluhurit.
Thithja e sendeve të tilla mund të shkaktojë çarjen e
filtrit të pluhurit.
Për të përdorur filtrin e pluhurit:
1.
Lironi vidat duke siguruar kafazin e pluskuesit dhe
pastaj hiqni vidat, kafazin e pluskuesit dhe pluskuesin
nga njësia kryesore.
► Fig.11: 1. Vida 2. Kafazi i pluskuesit 3. Pluskuesi
4. Njësia kryesore
2.
Hiqni filtrin e pëlhurës nga depozita.
► Fig.12: 1. Filtri prej pëlhure 2. Depozita
3.
Vendosni parafiltrin në depozitë duke drejtuar
shenjat e pozicionit të montimit në parafiltër dhe
depozitë.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vc003gl

Table of Contents